Për atdhe e për flamur

ina-online
ina-online

17/12/2023

Lidhja e Mësuesve Shqiptarë në Greqi organizoi në datë 10 dhjetor në Athinë, një koncert të madh festiv me rastin e festave të nëntorit.

Në këtë koncert nxënësit e kurseve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Athinë dhe përreth saj , të përgatitur nga mësuesit vullnetarë të LMSHG-së, interpretuan aq bukur në gjuhën shqipe.

Veshur me kostumet popullore kombëtare dhe me ngjyrat kuq e zi të flamurit tonë, me vjershat, këngët dhe vallet e tyre nxënësit iu dhuruan të pranishmëve emocione të papërshkrueshme .

Koncerti u transmetua dhe online nëpërmjet platformës Zoom për të gjithë ata që nuk mundën të ishin prezent në sallë.

Bijtë e shqipes në emigrim me zërat e tyre të ëmbël , bënë bashkë përsëri nxënës, prindër, mësues dhe të ftuar të shumtë.

Nderuan me pjesëmarrjen e tyre në këtë aktivitet Ambasadorja e Republikës së Shqipërisë në Greqi, znj. Luela Hajdaraga, e shoqëruar nga Oficerja Koordinuese për Diasporën, znj. Joneda Dodaj, Kryetari i Nderit të LMSHG-së z. Jovan Mëhilli, z.Ermal Sulaj, Kryetar i Komunitetit Shqiptar në Greqi, znj. Ira Londo, z. Noke Abilekaj, …, mësues të kurseve të mësimit plotësues të gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare në Greqi, prindër.

Të gjithë të ftuarit në fjalën e tyre vlerësuan punën e madhe që është bërë nga LMSHG-ja dhe mësuesit e saj, në ruajtjen e gjuhës shqipe dhe mësimin e saj gjithashtu edhe në ruajtjen e traditave e zakoneve, vlerave kulturore e historike të Atdheut tonë të dashur Shqipërisë.

Kurset që morën pjesë në koncertin e madh festiv ishin:

-Kursi i mësimit plotësues pranë LMSHG-së.

-Kursi i mësimit plotësues pranë organizatës “Jeta”, Athinë.

-Kursi i mësimit plotësues pranë Shtëpia Shqiptare “Porta”.

-Kursi i mësimit plotësues pranë SHESHG.

– Kursi i mësimit plotësues “Udha drejt shkronjave”, Korinth.

– Kursi i mësimit plotësues “Konstandin Kristoforidhi”, Athinë.

– Kursi i mësimit plotësues pranë Organizatës së Gruas”Pandeli Sotiri”Salamina,

– Kursi i mësimit plotësues “Nea Smirni”.

-Kursi i mësimit plotësues pranë “Rrjeti për të drejtat e fëmijëve”.

-Kursi i mësimit plotësues “Frang Bardhi”Rafina.

“Falenderojmë të gjithë nxënësit për çastet e bukura që dhuruan. Falenderojmë të gjithë mësuesit vullnetarë për përkushtimin e tyre për mësimin e gjuhës shqipe të filizave të rinj në mërgim.

Falenderojmë të gjithë prindërit për mbështjetjen e dhënë

Falenderojmë të gjithë ata që na nderuan me pjesëmarrjen e tyre.

Mirë u takofshim në koncerte të tilla po kaq madhështore” shkruhet në njoftimin e LMGSH!

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kosovar suedi

Dy kosovarë bëhen heronj në Suedi, ia shpëtuan jetën një personi që ra në ujë

Screenshot_2024-02-26-00-40-56-655_com.facebook.katana-edit

Shqiptari që ka restorant në Gjermani s’ua merr asnjë cent klientëve shqiptarë

punetoret-800x445

Si e humbi jetën mërgimtari 43 vjeçar në Itali

protesta-nju-jork2

Shoqata Malësia e Madhe në New York, zgjodhi kryesinë e re : Kryetar i ri me mandat dy vjeçar u zgjodh Senad Lulanaj

shtetesia amerikane lotaria

Tarifat e aplikimit për shtetësi amerikane do të rriten për herë të parë në 8 vjet

qendra kulturore zagreb

Hapja solemne e Qendës Kulturore Shqiptare në Zagreb

policia gjermane gjermani

41-vjeçarja nga Maqedonia goditet me thikë nga burri i saj në Gjermani në sy të djalit të saj të mitur

supermarketet-800x445

Në të ardhmen, Coopi zviceran do të shesë perime nga Shqipëria

zvicer-policia

Shtetasi i Maqedonisë dëbohet nga Zvicra

INFO

NA NDIQ