Për BDI-në, VLEN-in dhe Aleancën për Shqiptarët (ASH)

Picture of INA
INA

30/04/2025

Shkruan: Muhamer Pajaziti

BDI-ja: Kthim pa katarsis

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) po synon rikthimin në pushtet, por këtë po e bën pa një proces të nevojshëm reflektimi dhe pastrimi të brendshëm. Ende pa u ndarë nga praktikat e vjetra të korrupsionit dhe qeverisjes së keqe, BDI kërkon të rikthehet sa më shpejt, pa hapur garën për të rinjtë, profesionistët dhe ata me kredibilitet që mund ta reformojnë këtë parti.

Një rikthim i tillë, pa reformim të brendshëm, do të ishte thjesht një përsëritje e së kaluarës — një déjà vu zhgënjyes për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut. Kujtesa kolektive nuk i harron lehtë keqqeverisjen, rastet e montuara gjyqësore, emigrimin masiv, mungesën e investimeve në zonat shqiptare, dhe trajtimin juridiko-kushtetues të shqiptarëve që mbetet i paplotë dhe i paqartë.

VLEN: Në testin e bashkëqeverisjes

BDI-ja, në gjendjen aktuale, nuk ka gjasa ta largojë VLEN-in nga pushteti. Rreziku real për këtë koalicion vjen nga brenda: nga sjelljet joparimore ose jokorrekte e VMRO-DPMNE-së. Lideri i saj, Hristijan Mickoski, ndodhet përballë një udhëkryqi të vështirë — vendimet që do të marrë në javët dhe muajt në vijim do të përcaktojnë të ardhmen politike të vendit.

Nëse ai sheh mandatet e fituara si mundësi për të minuar demokracinë apo për të dominuar shqiptarët dhe komunitetet tjera, do të jetë një gabim i rëndë. Në bashkëqeverisje me VLEN-in, ai duhet të respektojë parimet e barazisë dhe demokracisë konsensuale. Qeveria e re duhet të mbështetet në ligjshmëri, meritokraci, dhe përfaqësim të drejtë.

Duhet të largohet partiokracia dhe hajdutëria politike. Diversiteti etnik dhe kulturor duhet të shihet si pasuri, dhe jo si kërcënim. Politikat etnocentrike nuk kanë vend në një shtet multietnik. Nëse vijon nacionalizmi i rremë si justifikim për kapjen e shtetit, atëherë vendi rrezikon të mbetet një strehë për të korruptuarit dhe familjarët e tyre, ndërsa të rinjtë do të vazhdojnë të emigrojnë.

Në politikën e jashtme, nuk duhet të ketë dilema: rruga drejt Bashkimit Evropian është e vetmja alternativë. Në fushën e sigurisë, garancia mbetet anëtarësia në NATO.

ASH: Forca që varet nga uniteti i brendshëm

Aleanca për Shqiptarët ka potencial për rritje, veçanërisht nëse arrihet një bashkim i sinqertë dhe funksional mes Ziadin Selës dhe Arben Taravarit. Bashkimi i tyre do të siguronte një grup parlamentar prej 9 deputetësh, shumica prej të cilëve janë profesionistë dhe të aftë për të përfaqësuar me dinjitet interesat e shqiptarëve.

Ky bashkim do të shmangte luhatjen politike dhe do të ofronte një qëndrim më të qartë dhe të qëndrueshëm në skenën politike.

Opsioni ideal: Një platformë gjithëpërfshirëse shqiptare

Opsioni më i mirë për shqiptarët nuk është as ndarja, as përçarja, por një unitet i bazuar në kauzë dhe vlera. Duhet ndërtuar një platformë e përbashkët politike, me mbështetje të gjerë nga intelektualët, profesorët dhe profesionistët shqiptarë, të cilët janë të pranishëm në tre universitetet tona.

Kjo platformë duhet të synojë:

  • Barazi të plotë juridiko-kushtetuese;

  • Avancim të përdorimit zyrtar të gjuhës shqipe;

  • Përfaqësim të drejtë dhe të garantuar me ligj;

  • Shpërndarje të drejtë të buxhetit shtetëror;

  • Vendimmarrje konsensuale në qeveri dhe institucione;

  • Dhe çështje të tjera jetike që kërkojnë një debat të gjerë shoqëror.

Është koha që shqiptarët të mos mjaftohen me fjalë të mëdha, por të kërkojnë dije, meritokraci, barazi reale dhe një të ardhme ku politika nuk shërben si strehë për të korruptuarit, por si instrument për zhvillim.

TË FUNDIT

Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, renditet e 8-ta, Austria fituese

Gjestit po i mungon Egli Tako

VIDEO/Gjesti akoma në lidhje me Eglin, me këtë këngë e përshëndet

31 të rinj nisin kursin e gjuhës shqipe në Sanxhak, Nuraj jep lajmin

Shkëndija, kampione për herë të pestë – Tetova në festë

Mexhiti: Angazhimi politik pa ideal është oportunizëm…

ME TE LEXUARA

1
Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, renditet e 8-ta, Austria fituese
1
Gjestit po i mungon Egli Tako
1
VIDEO/Gjesti akoma në lidhje me Eglin, me këtë këngë e përshëndet
1
31 të rinj nisin kursin e gjuhës shqipe në Sanxhak, Nuraj jep lajmin
1
Shkëndija, kampione për herë të pestë – Tetova në festë

LEXO MË SHUMË

Shkodra Elektronike shkëlqen në Eurovision, renditet e 8-ta, Austria fituese

Gjestit po i mungon Egli Tako

VIDEO/Gjesti akoma në lidhje me Eglin, me këtë këngë e përshëndet

31 të rinj nisin kursin e gjuhës shqipe në Sanxhak, Nuraj jep lajmin

Shkëndija, kampione për herë të pestë – Tetova në festë

Mexhiti: Angazhimi politik pa ideal është oportunizëm…