Për deponinë e Strugës, padi në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut

Picture of INA
INA

20/02/2025

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut do të vendosë për deponinë ilegale në afërsi të Strugës, shkruan Alsat.

Në Strasburg aktivistët do të kërkojnë drejtësi për deponinë që po helmon struganët me vite të tëra, pasi Gjykata e Apelit në Manastir këtë javë e konfirmoi vendimin e Gjykatës Themelore në Strugë.

Të dyja gjykatat besojnë se nuk janë kompetente për të vendosur për këtë çështje.

Shoqata e Juristëve të Rinj ka paditur Komunën e Strugës, Ministrinë e Mjedisit dhe Ndërmarrjen Komunale Publike të Strugës, duke kërkuar që të ndalohet hedhja e mbeturinave në deponinë e cila ndodhet në afërsi të qytetit dhe fushës, si dhe të pastrohet dhe revitalizohet zona.

Rreth 40 mijë ton mbetje hidhen çdo vit në deponi, që mbulon një sipërfaqe sa 4 fusha futbolli. Zhvendosja e deponisë ishte një nga premtimet kryesore të kryetarit të komunës së Strugës, Merko, në mandatin e tij të mëparshëm.

“Në një situatë kur nuk mund të marrim drejtësi nga gjykatat e vendit, do ta kërkojmë atë para Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Përshtypja që kam është se gjykatat vendore e kanë të vështirë të dalin nga kjo matricë, duke mbrojtur vazhdimisht autoritetet shtetërore, edhe kur kemi situatë të shkeljes së të drejtave themelore të njeriut dhe të drejtës së garantuar me Kushtetutë për mjedis të shëndetshëm”, tha Gligorie Qatoski – avokat./ Alsat.mk

TË FUNDIT

Mickoski paralajmëroi hapjen e rasteve të spitali modular në Tetovë dhe Llaskarcës: Ose do të mbijetojmë ne-Maqedonia dhe qytetarët, ose mafiozët!

Shqipëria përshëndet përkushtimin e Taravarit! Ministrja Koçiu shpreh ngushëllime dhe ofron ndihmë për të prekurit nga tragjedia në Koçan!

BDI: Pushteti tragjedinë e Koçanit po e trajton me qasje selektive! Po i mbrojnë të vetët dhe fajtorin e kërkojnë diku tjetër…

“Ka ikur koha kur pyetej Beogradi, ja çka e kemi Kosovën”, ministri kroat i përgjigjet kërcënimeve të Serbisë

Kardiologia: Agjërimi ndihmon shëndetin e zemrës

FOTO/ Mickoski konfirmon: Ja kush e ka nënshkruar licencën e falsifikuar për diskotekën?

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË