Për dhjetë vjet, numri i nxënësve është zvogëluar për 27 mijë

Picture of INA
INA

02/09/2024

Vetëm në dhjetë vitet e fundit numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut është ulur për 27 mijë. Rënia e numrit të nxënësve është veçanërisht e theksuar në arsimin e mesëm, ku për vetëm dhjetë vjet, numri i nxënësve është ulur për 20%. Domethënë për 17 mijë nxënës. Në arsimin fillor ulja është 5%, pra 10 mijë nxënës. Gjendja alarmanet paraqitet në Shkup , Tetovë, Strugë , Gostivar dhe Kumanovë.

Zvogëlimin më të madh të numrit të nxënësve në numrin e përgjithshëm e ka komuna e Gazi Babës, ku në vitin e fundit shkollor kishte 2389 nxënës më pak se dhjetë vjet më parë. Komuna e radhës është Tetova, ku është shënuar ulje pothuajse për 1500 nxënës, vetëm për një periudhë dhjetëvjeçare. Me rënie prej njëmijë nxënës janë: Komuna Qenëd, Struga, Kumanova dhe Gostivari.

Rënie e numrit të nxënësve për një të tretën ka në komunat Mavrovë dhe Rostushë, Vevçan, Kratovë dhe Pehçevë. Numri i nxënësve të shkollave fillore është zvogëluar për një çerek në Vrapçishtë, Konçe, Zrnovci, Gazi Babë dhe Berovë.

Nga qytetet e mëdha, numri i nxënësve të shkollave fillore po rritet ka shënuar rritjre në Shkup dhe Strumicë.

Rritja më e madhe si në numër ashtu edhe në përqindje është në Butel dhe Karposh. Në Karposh vitin e kaluar shkollor kishte gati 2.5 mijë nxënës më shumë në shkollat fillore se dhjetë vjet më parë, që është një rritje e numrit të nxënësve për 56%. Në Butel rritja është me rreth 2 mijë nxënës, pra me 59%. Ngjashëm është edhe në Gjorçe Petrov, ku rritja është për 43%, pra diku më shumë se një mijë nxënës.

Jashtë Shkupit ka pasur rritje në nëntë komuna, por në të gjitha ka pasur vetëm një mijë nxënës më shumë tani sesa dhjetë vjet më parë. Këto janë kryesisht komuna të vogla si Çashka, Tearca, Resnja dhe Krusheva. Nga qytetet më të mëdha, vetëm në Strumicë, ka një rritje të numrit të nxënësve të shkollave fillore për rreth 400, pra për 9%.

Sa i përket arsimit të mesëm, gjendja është shumë më e keqe, rënie e numrit të nxënësve ka pasur në 73 komuna, gjegjësisht në 90% të komunave, përfshirë qytetin e Shkupit .

“Në shifra absolute rënien më të madhe të numrit të nxënësve të shkollave të mesme ka në Shkup dhe pothuajse në të gjitha qytetet e mëdha, duke filluar nga Tetova, Struga dhe Kërçova, e deri në Strumicë, Gostivar, Kumanovë dhe Shtip.

Në përqindje, megjithatë, humbësi më i madh është Pehçeva. Atje numri i nxënësve të shkollave të mesme është ulur me 83% vetëm në dhjetë vitet e fundit. Është përgjysmuar numri i nxënësve të shkollave të mesme në Krushevë, Makedonski Brod dhe Vrapçisht.

Në kryeqytetin Shkup ka një rënie prej 2727 gjimnazistësh, përkatësisht për 10%.

Përkundrazi, rritje ka vetëm në shtatë komuna, pesë prej të cilave janë të rajonit të Shkupit dhe vetëm tri komuna tjera, Bërvenica, Bogovina dhe Bogdanci.

“Por, në të shtatë komunat ku ka rritje të numrit të nxënësve të shkollave të mesme, numri i përgjithshëm i rritjes është 1136, krahasuar me 18,000 sa ka rënë numri i nxënësve në 73 komunat e mbetura” . /tvklan.mk

TË FUNDIT
9 orë
Të shtënat pranë Donald Trump/ Shërbimi sekret hapi zjarr ndaj personit që po afrohej i armatosur
11 orë
Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes
12 orë
Serbia ja si po shlyen adresat e shqiptarëve në Luginë, KNSH zbulon shifra (TABELA)
12 orë
Të dhëna të reja të Eurostat – Rritet numri i qytetarëve të Maqedonisë që kanë marrë lejeqëndrimi në BE
14 orë
Kryeministri Kurti e vizitoi familjen e Adem Mikullovcit

ME TE LEXUARA

19 orë
Zbulohet ku ishte fshehur grupi i Radoiçiqit, pas sulmit ku u vra Bunjaku - rrëfehen dëshmitarët
14 orë
Kryeministri Kurti e vizitoi familjen e Adem Mikullovcit
12 orë
Të dhëna të reja të Eurostat – Rritet numri i qytetarëve të Maqedonisë që kanë marrë lejeqëndrimi në BE
12 orë
Serbia ja si po shlyen adresat e shqiptarëve në Luginë, KNSH zbulon shifra (TABELA)
1 ditë
Për 8 muaj 8.5 milionë turistë vizituan Shqipërinë
11 orë
Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes
1 ditë
Skandal në Gjevgjeli/ Mjeke pa diplomë shtatë vite kishte mjekuar pacientë
9 orë
Të shtënat pranë Donald Trump/ Shërbimi sekret hapi zjarr ndaj personit që po afrohej i armatosur

LEXO MË SHUMË

Donald Trump

Të shtënat pranë Donald Trump/ Shërbimi sekret hapi zjarr ndaj personit që po afrohej i armatosur

avtoskola vozitje

Diskriminim gjuhësor në aplikacionin për përgatitje për testin e vozitjes

presheve

Serbia ja si po shlyen adresat e shqiptarëve në Luginë, KNSH zbulon shifra (TABELA)

pasaporta-gjermane

Të dhëna të reja të Eurostat – Rritet numri i qytetarëve të Maqedonisë që kanë marrë lejeqëndrimi në BE

IMG_0640

Kryeministri Kurti e vizitoi familjen e Adem Mikullovcit

milan radoicic radojcic

Zbulohet ku ishte fshehur grupi i Radoiçiqit, pas sulmit ku u vra Bunjaku – rrëfehen dëshmitarët

vlora2

Shqipëria rekord turistësh edhe në vjeshtë, italianët dhe anglezët mbushin Vlorën

dimri-bore temperatur

Bie borë në Pelister

liburn aliu albin kurti rouge

Aliu: Rruga Prizren-Tetovë, këto do të jenë efektet në të dyja anët e kufirit

INFO

NA NDIQ