Për disa muaj nuk po zgjedhen zëvendësit e Avokatit të Popullit, ja emrat që po presin?

Picture of designer@fetishimedia.ch

03/02/2022

Institucioni më i rëndësishëm në vend për mbrojtjen e të drejtave kushtetuese dhe ligjore të qytetarëve nga organet shtetërore, Avokati i Popullit, ka disa muaj që punon pa numrin e nevojshëm të Zëvendës Avokatëve të Popullit.

Edhe pse Avokati i Popullit Naser Ziberi i propozoi Kuvendit në gusht të vitit të kaluar kandidatët e tij të rinj për zëvendësa,  të cilët deputetët duhet vetëm t’i votojnë, një pikë e tillë edhe pas pesë muajsh ende nuk është caktuar në rend dite në Kuvend.

Sipas portalit Faktor, shkak janë orekset partiake që janë shfaqur për këto pozita, gjegjësisht kërkesa nga parti të caktuara që në vend të propozimeve të Avokatit të Popullit Ziberi, të caktojnë favoritët e tyre për ato pozita.

Kjo po  nënkuptohet edhe si presion për ndryshimin e propozimeve aktuale dhe përzgjedhjen e njerëzve më të afërt me disa nga partitë.

Pikërisht nga ato motive ende nuk është e mundur të arrihet një marrëveshje mes palëve, dhe kjo pikë të futet në rendin e ditës së votimit në Kuvend.

Ndryshe, çështja e zgjedhjes së zëvendësve të Avokatit të Popullit është e rregulluar me Ligjin për Avokatin e Popullit, i cili parasheh si në vijim. Avokati i Popullit ka disa zëvendës, numrin e të cilëve e cakton Kuvendi, me propozim të Avokatit të Popullit.

Kuvendi me propozimin e Avokatit të Popullit, i zgjedh dhe i shkarkon  me shumicën e votave të numrit të përgjithshëm të deputetëve, ku duhet të ketë shumicën e votave nga numri i përgjithshëm i deputetëve që u takojnë komuniteteve që nuk janë pjesë e shumicë. Zëvendësit e Avokatit të Popullit zgjidhen për një mandat tetë vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje.

Nga mesi i vitit të kaluar ka skaduar mandati i zëvendësave  në Shkup, Kumanovë, Shtip, Tetovë dhe Strumicë, në korrik 2021.

Në gusht të vitit të kaluar Avokati i Popullit Naser Ziberi propozoi Vaska Bajramovska Mustafën për Zëvendës Avokate të Popullit për Shkupin, që do të thotë se kërkohet rizgjedhja e saj edhe për tetë vite të tjera, si dhe  zëvendësa  të tjerë  ai propozoi Azmin Sherifin për zëvendës Avokati të Popullit në Kumanovë, ndërsa Sasho Perovskin për Zëvendës në Tetovë.  Në anën tjetër Liljana Kirova duhet të jetë zëvendës Avokati i Popullit në Shtip, ndërsa Vanço Velkov në Strumicë.  (INA)

TË FUNDIT

Arben Fetai reagon pas vendimit të deputetes Mimoza Musa për të qëndruar në VLEN

Aksident i rëndë në Shkup, humbin jetën dy persona

Taravari: Në vitin 2024 thamë që do e sjellim ndryshimin, por tash nuk mund të themi me krenari që kemi sjellur ndryshim

Taravari: Populli zgjedh Aleancën për Shqiptarët! Shihemi në Tetor!

Shkyçja e numrit në rritje të qytetarëve nga ngrohja qendrore, do të ketë pasoja

“Higjiena Komunale”: Komuna e Çairit na ka borxh 7 milionë denarë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË