Për funksionarët ka para, për studentët nuk ka

Iliria News Agency
Iliria News Agency

10 Prill, 2023

Ministria e Arsimit dhe Qeveria e RMV-së kanë para për funksionarët ku rrogat iu rritën për 78%, ndërsa nuk kanë para për studentët.

Këtë reagim e ka shprehur lëvizja e studentëve “Rezistenca Studentore”.

Në reagim thuhet se nuk ka para dhe ka zvarritje për pagesën shujtave dhe bursave studentore, për shkak të gjoja siç thuhet procedurave ligjore.

“Institucionet kompetente me veprimet e tyre tregojnë se studentët, gjimnazistët, të rinjtë nuk janë aspak prioriteti i tyre. Sidomos në krahasim me rreshtimin e xhepave tuaj.

Studentët do të dëgjojnë ligjërata në objektet dekada të vjetra, të pa rinovuara, do të paguajnë mijëra denarë shpenzime të fshehura çdo semestër, do të jenë viktima të korrupsionit ligjor nga profesorët me ngjyrime partiake, por me rritjen e rrogës së Jeton Shaqirit, fëmijët e tij do të kenë fonde të mjaftueshme për një tjetër lamborghini”, theksoi kjo lëvizje.

Sërish vonohen bursat, Ministria e Arsimit dhe Kulturës nuk dëgjon më, fakultetet po shpërbëhen, ka mungesë të stafit, kemi një ikje të pabesueshme truri – por më e rëndësishmja është që zyrtarët publikë rritën pagën e tyre me 78%.

” Deri kur do t’i durojmë këto gjëra të dashur kolegë, deri ku është mbushur kupa “, thotë “Rezistenca studentore”.(INA)

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Mesimi_Online_2

Prej nesër aplikime online për regjistrim në shkollat e mesme

autobus

Transport falas edhe gjatë verës në Shkup për nxënësit e shkollave të mesme

Mickoski-kovacevski-Ahmeti

Qeveri pa BDI, Kovaçevski flet për kushtin e Mickoskit

IMG_2186

Prokuroria hodhi poshtë kallëzimin penal ndaj ish-kreut të Policisë Financiare, Muharemi

LSDM-Kovacevski

Kryesia e LSDM sonte vendos për propozimet e VMRO-DPMNE-së

Albert Musliu

Albert Musliu: Mickoski s’mund ta shkel vullnetin e shqiptarëve – BDI shkon në opozitë vetëm nëse vendos Ahmeti

30817728-76AD-46CD-AF0E-C9562F35AF2B

Mojsovski paralajmëroi dy pishina të reja në Shkup

lsdm vmro

LSDM diskuton vazhdimin e dialogut me VMRO-në, nga partia e Mickoskit tani kërkojnë edhe dorëheqjen e Kovaçevskit

varferi

Maqedoni/ Varfëria ekstreme po shtohet, mbijetojnë vetëm politikanët

INFO

NA NDIQ