Për herë të parë në Kosovë do të mbahet gara e Auto-sportit në kategorinë e femrave

0

Kampionati i Kosovës në auto sport sivjet ka nisur me një risi. Për herë të parë do të zhvillohet edhe kampionati në konkurrencën e femrave, kjo vetëm në disiplinën e auto sllallomit.
Pikërisht një garë e tillë sot është mbajtur në Prizren dhe ishte mjaft atraktive.

Maja Milosevska në konkurrencën e femrave dhe Bardhyl Canolli te meshkujt ishin fitues të garës së sotme.

Milosevska u paraqit me Opel Astra G dhe pati kohë prej 01:15.223 minuta. E dyta u rendit Rezarta Kalenderi me Renault Clio, ndërsa podiumi i fitueseve u plotësua me Blerta Bytyqin, e cila garoi me Opel Zafira.

Bardhyl Canolli kampionatin e ri e nisi në stilin e kampionit, megjithëseauto sllallomi nuk është disiplina e tij e preferuar.

“Jam i kënaqur që kampionatin e nisa me fitore, por të them të drejtën unë jam më shumëi fokusuar në disiplinën malore dhe aty synoj të kem sukses jo vetëm në kampionatin vendor, por edhe në gara ndërkombëtare. Sidoqoftë, sot ishte gara e parë, pati rivalitet, pati vetura atraktive dhe përgjithësisht ishte një garë e mirë“, ka thënë Canolli pas garës së sotme.

Pozita e dytë në plasmanin gjeneral i takoi Valon Jahës, ndërsa i treti u rendit Mitat Vuçitërna.

Rezultatet:

Femrat

1.Maja Milosevska (Opel Astra G) 01:15.223

2.Rezarta Kalenderi (Renault Clio) +00.56

3.Blerta Bytyqi (Opel Zafira) +00.685

Meshkujt

1.Bardhyl Canolli (Radicall SR8 LM) 03.06:727

2.Valon Jaha (BMW) +02.297

3.Mitat Vuçitërna (Audi S3) +07.745 /Lajmi.net/