Për herë të parë në Maqedoni, Dr. Ilir Hasani realizon operacioni për frakturat e shtyllës kurrizore!

0

Muaji korrik do të shënohet në analet e Trauma*tologjisë dhe Ortopedisë së Republikës së Maqedonisë së veriut. Mjeku shqiptar traum*atologu më i njohur në vend dr. Ilir Hasani sjell risinë e radhës, duke realizuar një ope*racion që deri më tani num është realizuar në RMV.

Bëhet fjalë për vendosjen e vidhës traspedikulare në kurrizin lumbal në mënyrë perkutane. Ky oper*iacion, që realizohet pa prerje klasike, ju vjen në ndihmë paci*entëve të cilët kanë fraktura dhe patologji tjera të shtyllës kurrizore.

“Është një sublimim i edukimit specifik, instrumentariumit dhe inplanteve të veçanta, kushteve, dijes dhe guximit për të sjellur edhe një metodë të re, që do të mbetet trashëgim i gjeneratave të ardhëshme. Pa*cientët tash e tutje do e kenë edhe një mundësi që të opero*hen pa prerje klasike, por vetëm me disa vrima përmes të cilave do të mund të vendoset sistemi posterior për stabilizimin e kurrizit torako-lumbal. Kjo paraqet një metodë bashkëkohore, me çfarë tentojmë të jemi në hap me mjeksinë moderne” thot dr. Hasani.