Për herë të parë, një super bashkëpunim po vjen nga Arilena Ara dhe Alban Skënderaj

0

Dy këngëtarët e dashur për publikun, Alban Skënderaj dhe Arilena Ara janë duke punuar mbi një projekt të ri muzikor.

Përmes një postimi në rrjetet sociale ata kanë njoftuar publikimin e këngës së re të titulluar “Aisheh” e cila pritet të dalë së shpejti.

Në foton e publikuar prej tyre në rrjetet sociale, ata shihen përballë njëri-tjetrit mbi një kodër.

Fansat duket se mezi po presin për këngën e dyshes, e cila po ashtu është përshtatur me stinën e vjeshtës. Kjo do jetë edhe kënga e tyre e parë, ndonëse ruajnë raporte shumë të mira me njëri-tjetrin.