Për herë të tetë/ “Topi i Artë” 2023 ka vetëm një emër, Lionel Messi. Askush s’e kap dot “Pleshtin”

ina-online
ina-online

31/10/2023

Në Theatre du Chatelet, në Paris, në orën 20.45 nisi ceremonia e “Topit të Artë” 2023. Të gjithë të apasionuarit pas lojës më të bukur në botë u “gozhduan” përpara ekranit për të ndjekur me mjaft emocione zhvillimet.

Kush do të zbresë nga froni Karim Benzema-n? Kjo është pyetja që të gjithë bëjnë! Favorit kryesor është Lionel Messi, i cili ka bërë për vete trofeun individual plot 7 herë. Messi, gjithashtu, u shpall kampion bote me Argjentinën, duke treguan klasin e tij edhe në nivel kombëtaresh.

Kandidaturë e fortë e Erling Haaland (Manchester City). Ylli norvegjez që po shëndrrit në botën e futbollit ka fituar gjithçka këtë vit, ku mund të përmendim Premier League, Champions League dhe FA Cup. Në listë është edhe sulmuesi i PSG, Kylian Mbappe, i cili u shpall golashënuesi më i mirë në Botërorin e Katarit.

Çmime të tjera që priten me interes të shpërndahen janë “Topi i Artë” për femra, portieri më i mirë dhe trofeu për të riun më të mirë të sezonit. Kush do ia dalë mbanë? E mësojmë sonte.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kovacevski

Kovaçevski i bindur se përsëri do të jetë kryeministër

Talat Xhaferi3

BDI do ta propozojë Talat Xhaferin për kryeministër

MUHAMERI

Zgjedhjet po afrohen, politikanët shfaqen me thesin e babadimrit

kurti vucic

Plani 6 miliardësh i BE-së, Kosova dhe Serbia përfitojnë vetëm nëse zbatojnë Marrëveshjen e Ohrit e Asociacionin

Dimitar Kovacevski

Kovaçevski: Në gjurmët e Shën Kliment Ohrit, gjuha maqedonase është bërë realitet në Evropë dhe në botë

rusko

Ruskovska: Hetimi fillimisht duhet të vërtetojë qëllimin për vrasjen e Pançes dhe Vanjës

S-600x360

Në samiti BE – Ballkani Perëndimor, Kosovës e Serbisë do t’i bëhet thirrje për normalizim

bagdat

Ambasada amerikane në Bagdad sulmohet me raketa

Sadio Mane

Sundimit të Manes i vjen fundi: Këta janë tre kandidatët për lojtarin më të mirë të vitit në Afrikë

INFO

NA NDIQ