Për Kadarenë, pak më ndryshe !

Picture of INA
INA

03/07/2024

shkruan: Enver Hasani

Tek zia ka mbuluar botën shqiptare dhe jo vetëm, duke ndjekur përmes ekranit homazhet për Kadarenë tonë, vendosa krejt shkurt t’i shkruaj ca rreshta për te, jo për veprën e tij për të cilën më mungon kompetenca.

Kam pas fatin e keq ta njoh personalisht shumë vonë, vitin e kaluar, pikërisht në këtë kohë, në Durrës te restoranti “Kodra Kuajve”, ku darkonte me gruan Helenen dhe vajzën Gresa.

Fare rastësisht, ai kishte qenë aty pas një koncerti që kishte organizuar Bashkia Durrës për nder të veprës së tij, kurse unë me pushime krejt të zakonshme. Sapo iu prezantova, me buzëqeshjen e tij të zakonshme dhe me qetësi, më pyeti për Kosovën dhe shpalosi kujtimet e tij të fundviteve tetëdhjetë të shekullit të kaluar, në mënyrë specifike më foli për shkrimtarin Azem Shkreli, me të cilin kishin pasur marrëdhënie specifike. Kaq!

Pastaj vazhduam darkën ndaras, e lash të qetë dhe vazhdova darkën me familjen time. Evokova kujtimet e mia si brucosh, fiks më 10 qershor 1981, ditën kur dhashë provimin e parë “E drejta romake” te profesori i ndjerë, Bardhyl Çaushi. Tek prisja për të hyrë në provim – sipas standardit të kohës, provimi ka qenë me gojë dhe është dashur të prisje tërë ditën për të hyrë në provim, që mbahej pa ndërprerë përgjatë ditëve të tëra – gazeta “Politika” e Beogradit kishte një kolumne speciale kundër Ismail Kadaresë. E lexoja me kujdes, tri herë. Akuzat kryesisht kishin të bënin me mbështetjen që Kadare i kishte dhënë demonstratave të studentëve dhe ndikimin e fjalës së tij në elitën intelektuale të kohës, mbështetje që ai më vonë do ta shkrij nëpër romanet e tij, duke i bërë personazhe të romaneve profesorët e profesoreshat e fakultetit të Mjekësisë dhe të Universitetit të Prishtinës që përndiqeshin në atë kohë.

Sa krenar ndiheshim ne, të rinj, që dikush si Kadare, nga i cili atë kohë kishim lexuar kryesisht “Gjeneralin e ushtrisë së vdekur”. Sa më shumë sulmohej nga politika e Beogradit, Kadare bëhej edhe më i dashur për ne, merrte përmasa mitologjike. Interpretimi ynë më pastaj, i veprës së tij, krejt laik, shihet në te njëjtësimin e antikitetit grek me tonin dhe, për rrjedhojë, abstrahonte shekujt e tërë të dyndjeve barbare në Gadishullin Ilirik dhe dhunën po aq barbare që po ushtronin ndaj nesh pasardhësit e barbarëve të tillë. Superioriteti që ndienim pas çdo leximi të veprave të tij, vërtetë në dukje jepte shije raciste, por në fakt ishte fodullëk i një populli të shtypur që krijohet me automatizëm në ndërgjegjen individuale dhe kolektive të popullit të të shtypurve. Këto ndjenja më kanë ndjekur tërë kohën, prej se kam lexuar faqet e para të romanit “Gjenerali i ushtrisë së vdekur” dhe të fundit “Kur sunduesit grinden”; kanë qenë këto ndjenja që kanë nxjerr lotët e mi në Rambuje, dhe jo vetëm, teksa lexohej letra e tij për delegacionin e Kosovës, që kërkonte nënshkrimin e marrëveshjes dhe hapjen e rrugës për lirinë e vendit tonë, të cilin Kadare, aq shumë e ka lartësuar, në veçanti tri dekadat e fundit.

Nuk mund të mos them që jam ndier keq këto ditë zie për ne, kur disa që për të gjallë të tij kanë qenë shumë të ligë me te, e tani po provonin të paraqiteshin si të njëjtë, siç jam ndier keq me të tjerët që – meqë i njoh – nisën të flasin për veprën e Kadaresë nga një kënd mohues, në një kohë që asnjë vepër të tij nuk e kanë lexuar.

Unë e familja ime shprehim ngushëllimet më të sinqerta Familjes Kadare, krejt shqiptarëve dhe atyre që e kanë dashur atë dhe veprën e tij. I lehtë i qoftë dheu i Shqipërisë, u prehtë në paqe!

TË FUNDIT

Putin “shkarkon” Lavrovin nga skena ndërkombëtare

Janevska: Do ta respektoj çdo vendim të kryeministrit

Ambasadori i BE-së në një konferencë të përbashkët shtypi me kryeministrin Mickoski kërkoi përshpejtimin e reformave

MPB: Gjashtë persona humbën jetën brenda katër ditëve në aksidente trafiku në Maqedoni, respektoni rregullat e trafikut

Albion Jashari, golashënuesi më i mirë i Super Ligës së të Rinjve në Maqedoni, po shkëlqen me fanellën e Shkëndijës /TABELA

€500 milionë do të na kushtojnë interesat e kredive në vitin 2027! Bexheti: Rritja e BPV-së prej 3,8% për 2026 është tepër optimiste

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË