Për kufirin Llojan-Miratoc vështirë ta bindim Serbinë, për “Open Ballkanin” s’kishte problem!

Picture of Ina Online
Ina Online

26/11/2023

Shkruan: Fejzi HAJDARI

Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi, na kishte ardhur në Kumanovë për të na treguar, për të satën herë se kufiri Llojan-Miratoc nga ana e Maqedonisë së Veriut na qenka “krejt gati”, por se pala serbe qenka ajo që nuk po e kryen punën e sajë.

Një pyetjes, e cila doli si e (pa)porositur nga të pranishmit, Grubi iu përgjigja “rrafall”, sikur ajo të ishte e porositur… “Arsyetimi” i Grubit, ishte se pala serbe nuk ishte interesuar për shkak se “nuk ka as interes ekonomik, as njerëzor, as jetik…për interes të shtetit të Serbisë”. Pra, me fjalë tjera, edhe pas 30 e kusur vitesh, sipas tij, “mbetet ta gjejnë mënyrën për të bindur Serbinë!!!

Sesa lehtë u bind vetë BDI-ja madje “e bindi” edhe Serbinë, për projektin “Open Ballkan”, i cili ishte paketuar dhe promovuar në Serbi, si ide ruse, për dominimin e Serbisë në Ballkanin Perëndimor. Për idetë serbo-ruse, shumë lehtë e bindim Serbinë, ama për banorët e Miratocit dhe Llojanit, assesi ta bindim…

Eh sa e afërtë na qenka hapja e kufirit!!!
Ju kujtohet, njëherë për këtë cështje na kishte gënjyer Ali Ahmeti, pastaj vazhdoi Ermira Mehmeti gjatë fushatës, më pastaj rrenën e vazhdoi Bujar Osmani, për ta përfunduar këtë cikël Artan Grubi.
Plaku i Llojanit, rahmet i pastë shpirti, paska qenë shumë më i urtë dhe largpamës (vizionar), sesa këta politikanë, që kur të afrohen zgjedhjet, premtojnë se do ta cojnë në hënë, në jupiter e ndonjë planëtë tjetër.

Me fjalë të tjera, i bië që partia e Grubit, para 10-15 viteve na paska “sakatu duke na rrejtë” se do ta hapin kufirin, kurse pas 15 vitesh në vend që të ishte i hapur, po përpiqen të na bindin se ne jemi OK, por Serbia i ka fajet, gjegjësisht sic tha Grubi, “Serbia e paska fajin”, sepse, “nuk paska interes ekonomik e njerëzor”!!!
Në po këtë stil, na gënjeu edhe Ali Ahmeti. Edhe kreu ‘bëdëistë”, para 18 vitesh kishte deklaruar se shqiptarëve ua kishte zyrtarizuar gjuhën shqipe, kurse në vitin 2018, kërkonte edhe një mandat që ta zyrtarizojë po të njëjtën gjuhë, ndërsa në vitin 2023, Bujar Osmani rrenën e Ahmetit e konstatoi, me një dozë të madhe cinizmi se “nuk është tani koha për zgjidhjen 20 përqindshit”!

Se ‘arsyetimi” i Grubit për mos hapejn e kufirit Llojan-Miratoc, nuk qëndron për shkak të mungesës së interesit ekonomik apo njerëzor të Serbisë, sic thotë ai, dua të pyes dhe bëjë një krahasim me vendkalimin kufitar “Prohor Pcinjski”, por edhe vendkalimet e reja që janë hapur.
Cili është interesi ekonomik i Serbisë ose ai njërëzor, në këtë vendkalim kufitar?
Sa i përket interesit ekonomik në të dyja anët e kufirit “Prohor Pcinjski”, as që bëhet fjalë sepse në këtë zonë kufitare as që ekziston ndonjë biznes që do të ishte i rëndësishëm dhe levërdishsëm nga aspketi materialo-financiar.

Sa i përket aspektit praktik të qarkullimit të njerëzve nga të dyja anët e kufirit, edhe këtu nuk ka ndonjë qarkullim të madh, sepse numri i banorëve në këtë zonë kufitare shumë shumë ma i vogël sesa banorët e zonës kufitare Llojan-Miratoc. Pra, argumentet e Grubit nuk qëndrojnë në asnjë rrafsh. Absolutisht. Muhabete dhe përrallë janë këto vetëm për konsum elektoral, dhe asgjë me tepër.

Nga ana tjetër, interesi i banorëve të Llojanit (Maqedoni V.) dhe Miratocës (Serbi) për hapjen e vendkalimit është jetik. Këta dy fshatra i ndajnë vetem 2 kilometra rrugë. Këtu pas zhbërjes së Jugosllavisë ekzistonte një kalim kufitar, por autoritetet maqedonase më vonë e mbyllën.

Aloo, ejjjj a po kuptoni?? Llojanasit i kanë arat në Miratoc, kurse miratocalitë i kanë arat në zonën e Llojanit. Ata për t’i punuar arat e tyre, ose për t’i vizituar kushurinjtë dhe farefisin e afërt, detyrohen të udhëtojnë rreth 40 kilometra, në vend që ta kalojnë kufirin për 2 min.

Cmenduri! Kjo nuk i falet asnjë partie politike shqiptare. Kurrë, ama kurrë. Thjeshtë, jeni tallë gjithmonë me banorët e kësaj ane, dhe si duke nuk jeni ngopur, sepse, prap filluat të talleni me hallin dhe ndjenjat e kësaj popullate, që në periudha të mëhershme por edhe të tanishmë , ka kontribuar aq shumë në rrafshin kombëtarë, arsimor, kulturor, sportiv etj.

Vetëm parti dhe politikanë të papërgjegjshëm mund të mospërfillin këtë problem jetik të kësaj popullate. Nëse nuk mundeni dhe s’keni potencë politike në vendimmarrje është korrekte ta pranonim dhe jo te talleni me njerëzit tani 30 vite me radhë!

TË FUNDIT

Pritja e madhe për finalen e BBVA4: Njoftim i rëndësishëm nga familjarët e Gjestit

Jotova: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut nuk janë të mbrojtura, kërkojmë…

283 raste me grip javën e kaluar në Maqedoni

Mickoski: Në EBA prezantuam mundësitë për investime në Maqedoni

Dimitrievski: Kushdo që bashkëpunon me BDI-në është i papranueshëm për ZNAM-in (VIDEO)

Haradinaj: Sjellja e Vetëvendosjes është rrëshqitje drejt një “grusht shteti”

ME TE LEXUARA

1
Pritja e madhe për finalen e BBVA4: Njoftim i rëndësishëm nga familjarët e Gjestit
1
Jotova: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut nuk janë të mbrojtura, kërkojmë...
1
283 raste me grip javën e kaluar në Maqedoni
1
Mickoski: Në EBA prezantuam mundësitë për investime në Maqedoni
1
Dimitrievski: Kushdo që bashkëpunon me BDI-në është i papranueshëm për ZNAM-in (VIDEO)

LEXO MË SHUMË

Pritja e madhe për finalen e BBVA4: Njoftim i rëndësishëm nga familjarët e Gjestit

Jotova: Të drejtat e bullgarëve në Maqedoninë e Veriut nuk janë të mbrojtura, kërkojmë…

283 raste me grip javën e kaluar në Maqedoni

Mickoski: Në EBA prezantuam mundësitë për investime në Maqedoni

Dimitrievski: Kushdo që bashkëpunon me BDI-në është i papranueshëm për ZNAM-in (VIDEO)

Haradinaj: Sjellja e Vetëvendosjes është rrëshqitje drejt një “grusht shteti”