Ashthtu si Cristiano Ronaldo në Arabinë Saudite, tashmë është vënë re se Lionel Messi trajtohet si “mbret” në Miami. David Beckahm, pronar i Interit, i ka ofruar skuadrës yje që kënaqin argjentinasin dhe shumë shpejt ai mund të shkojë drejt nënshkrimit të një shoku tjetër të Messit.
Ky është Sergi Roberto, mbrojtësi i djathtë i skuadrës katalanase, të cilit i përfundon kontrata në fund të këtij sezoni. Lojtari 31-vjeçar ka mbajtur kontakte të ngushta me Busquets dhe Alba, për të mësuar më shumë rreth prapaskenave të skuadrës së Amerikës së Veriut dhe mund t’i bashkohet klubit MLS pa asnjë kosto.
Oriol Rosell (Los Angeles Galaxy), Illie Sanchez (Los Angeles Football Club) dhe Andreu Fontas (Sporting Kansas City) janë gjithashtu emra të mbuluar nga shtypi i specializuar. E përbashkëta e tyre është fakti, se ata kanë lindur në Spanjë dhe kanë luajtur për Barcelonën në një moment të karrierës së tyre.