Për nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës, Gold AG bënë të ditur se do të mbajë koncert në Han të Elezit

Reperi Gold Ag ka bërë të ditur se do mbajë koncert në Elez Han.

Gold AG, një ndër rep artistët më të pëlqyer të estradës, gjatë këtij viti ka qenë mjaft aktiv me projekte muzikore.

Reperi i cili mbledh fansa të shumtë nga të gjitha trojet shqiptare, së fundmi njoftoi se po vjen me një koncert. Lajmërimin reperi e dha përmes një postimi në Instagram.

Ai publikoi një foto në Instastory ku u shpreh se në orën 19:00 ditën e nesërme ai do të mbajë një koncert.

Koncerti vjen në nder të Ditës së Çlirimit të Kosovës, dhe do të mbahet në Han të Elezit.