Për një ditë, 10 mijë vetura në Kodër të Diellit

Picture of designer@fetishimedia.ch

23/01/2023

Fillimi sezonit të skijimit tërhoqi një numër të madh të skiatorëve dhe vizitorëve në Kodër të Diellit, prandaj për shkak të kësaj u krijuan kolona me automjete për ardhje dhe shkuarje nga qendra e skijimit.

Një banor i Tetovës dëshmon se nuk kishte shkuar në Kodër të Diellit për shkak të asaj se shumë larg e kishte mundësinë që të linte veturën.

“Rreth orës 9 e 30 minuta mbërrita pesë kilometra në afërsi të Kodrës së Diellit. Policia nuk lejonte të vazhdohej për shkak se kishte shumë vetura dhe nuk kishte vend për parkim. Më thanë se mundet vetëm në këmbë të vazhdohet. Vendosa që të kthehem në shtëpi në Tetovë, sepse nuk doja që të ecja pesë kilometra me fëmijë të vegjël”, na njoftoi banori i Tetovës. Nga policia vlerësojnë se kolonat dhe pritjet për ardhje dhe shkuarje janë rezultat i numrit të madh të veturave dhe parkingut jo të mjaftueshëm për to. Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB Tetovë thotë se në prag të hapjes zyrtare të sezonit të ri të skijimit në Kodër të Diellit më 22 dhe 21 janar policia i ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme. Javën e kaluar disa ditë kishte reshje të borës, prandaj u krijua shtresë e borës prej mbi 50 centimetra që të përgatiten shtigjet dhe të mund të skijohet./koha

TË FUNDIT

Xherdan Shaqiri nuk mendon dy herë, shtang selektorin e Zvicrës

Nga të gjitha banoret e BBVK2, Gjesti i bën ‘follow’ vetëm njërës

Pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Siljanovska Davkova telefonon Zelenskyn: Mbështesim përpjekjet për përfundimin e luftës

“Fuqia Ushtarake në Botë: Ku qëndron Maqedonia e Veriut?”

Osmani, Mickoskit: Duhet të dëgjosh mesazhet e Costas dhe aleatëve të tjerë, nuk ka plan B

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË