Për një ditë, Nvidia humb 279 miliardë dollarë vlerë tregu

Picture of INA
INA

04/09/2024

Vlera e tregut e prodhuesit të çipave të inteligjencës artificiale (IA), Nvidia, ka rënë me 279 miliardë dollarë të martën. Asnjëherë më parë një kompani amerikane nuk ka humbur kaq shumë vlerë tregu brenda një dite.

Analistët e interpretuan këtë si shenjë se investitorët po bëhen më të kujdesshëm në lidhje me teknologjitë që lidhen me inteligjencën artificiale. Inteligjenca artificiale ka kontribuar ndjeshëm në rritjen e çmimeve në tregjet e aksioneve amerikane këtë vit. Nvidia prezantoi parashikim tremujor javën e kaluar që nuk përmbushi pritjet e larta të investitorëve.

Çmimi i aksionit të Nvidias ra me pothuajse 10 për qind. Ishte goditje për investitorët pasi çmimi i aksionit të Nvidias pati vetëm rritje që nga fillimi i vitit 2023 – në vazhdën e zhurmës për inteligjencës artificiale. Në qershor të këtij viti, Nvidia kaloi Microsoftin për t’u bërë kompania më e vlefshme në botë.

Por me humbjet e fundit, Nvidia ka zbritur sërish në vendin e tretë – duke mbetur prapa Appleit dhe Microsoftit që renditen në vendin e dytë përkatësisht të parë.Hera e fundit që një kompani pati humbje të ngjashme ishte Meta, e cila në fillim të shkurtit 2022 humbi 232 miliardë dollarë.

TË FUNDIT
4 ditë
Telefoni i parë në botë me tre ekrane dhe dy palosje
5 ditë
Zbulohen çmimet e modeleve të iPhone 16
1 javë
Apple me anketë për përdoruesit e orës inteligjente
1 javë
OpenAI tanimë ka më shumë se 1 milion përdorues biznesi me pagesë
1 javë
Trump zbulon postin që do të marrë Elon Musk nëse ai rizgjidhet President

ME TE LEXUARA

No data was found

LEXO MË SHUMË

telefon i pare

Telefoni i parë në botë me tre ekrane dhe dy palosje

iphone 16

Zbulohen çmimet e modeleve të iPhone 16

Apple-Watch-1130x635-1

Apple me anketë për përdoruesit e orës inteligjente

openAI

OpenAI tanimë ka më shumë se 1 milion përdorues biznesi me pagesë

Trump Musk

Trump zbulon postin që do të marrë Elon Musk nëse ai rizgjidhet President

bitcoin

Bitcoin bie nën 56 mijë dollarë

Clearview AI

Kompania e Inteligjencës Artificiale gjobitet për grumbullimin e paligjshëm të fotove të njerëzve

chat-gpt

ChatGPT me veçori të reja dhe të dobishme zanore

insta-600x360

Instagram së shpejti sjell ndryshimin, ndoshta nuk do ta pëlqeni

INFO

NA NDIQ