Për një vit për 250 euro rriten harxhimet minimale jetësore

Iliria News Agency
Iliria News Agency

08/03/2023

Derisa bëhen kalkulime se cilët çmime duhet të “ngrijnë”, shporta konsumuese dhe inflacioni assesi të ulen. Enti Shtetëror për Statistika ka njoftuar për ulje të vogël të inflacionit. Nëse në Janar ka qenë 17.1% për shkurtin ishte 16.7%. Por, harxhimet minimale jetësore janë shumë të larta, krahasuar me pagat.

Për një familje mesatare duhen së paku 50.909 denarë për një muaj – thonë vlerësimet e Sindikatës. Shifra të frikshme dalin nëse shporta konsumuese krahasohet me atë të vitit të kaluar, raporton KlanM.

Vetëm para një viti, sic njofton KlanM, një familjeje I nevojiteshin 35.811 denarë për një muaj. Rritja prej 250 euro për një vit ka vënë qytetarët në situatë të pasigurtë pasi rritja e çmimeve nuk reflektohet në rritjen e pagave.

Sipas Lidhjes së Sindikatave, sic percjell KlanM, në shkurt, për një familje katëranëtarëshe duheshin 50.909 denarë apo 825 euro për t`i mbuluar harxhimet themelore. Më shumë se një pagë minimale shkon vetëm për ushqimin. Për ushqime dhe pije nevojiten 314 euro.

Lidhja e Sindikatave ka bërë thirrje që të ndalet profiti në kurriz të punëtorëve.

“Rritja e paarsyeshme e çmimeve ka varfëruar punëtorët dhe qytetarët derisa pronarët dhe kompanitë e pangopur përfitojnë nga rritjet e paarsyeshme, të palogjikshme dhe jonjerëzore të çmimeve, që është e barabartë me vjedhjen e pagave të punëtorëve dhe është koha që pronarët e këtillë të japin përgjegjësi. Profitet e tyre maramendëse ngrisin inflacionin, e jo pagat e punëtorëve që mezi mbijetojnë gjatë një muaji” – thonë nga Lidhja e Sindikatave.

Në Shkurt, Indeksi i harxhimeve, krahasuar me shkurtin e vitit të kaluar, shënon rritje prej 16.7%, kurse indeksi I çmimeve me pakicë prej 12.4%.

Sipas llogaritjeve të Entit për Statistikë, sic njofton KlanM, rritje më e madhe e çmimeve është shënuar tek ushqimi për 26%. Buka këtë vit ka qenë më I shtrenjtë për 39.8%, mishi – 29.5%, qumështi dhe prodhimet nga qumështi – 36.7%, kurse vaji I gatimit – 16.4%.

Rritje të çmimeve, krahasuar me vitin e kaluar, shënohen edhe tek çmimet e rrymës elektrike për 14%, gazit për 20.2% dhe derivateve të naftës për 7.7%.

Pritet të “ngrijnë” çmimet e pastave dhe vajit të gatimit, kurse për prodhimet e qumështit po bëhen analiza. Sipas Ministrisë së Ekonomisë, sic percjell KlanM, pastat do të ulen për 10%, kurse vaji I gatimit do të shitet nën 100 denarë.

Ky vendim nuk ishte në rend dite në seancën qeveritare të së martës. Sipas paralajmërimeve duhet të ndodh në fund të javës.

Paraprakisht, Qeveria “ngriu” çmimin e bukës në 33 denarë. Kjo masë do të jetë në fuqi deri në fund të majit.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

FB_IMG_1713028144302

Taravari takim në Kumanovë me Shpëtim Pollozhanin

stevo pendarovski

Pendarovski: Nuk ka plan “B” për ndryshimet kushtetuese, vetëm plan “A”

bujar osmani

Osmani: Marrëveshja e Ohrit ma ka mundësuar që të mbërrij të bëhem kryetar i gjysmës së botës!

Arben Taravari VLEN

Taravari: Maqedonia e Veriut prodhuese e sigurisë – BE, SHBA dhe NATO janë aleatët tanë të pazëvendësueshëm

Pançe Toshovski

Toshkovski: Atmosfera parazgjedhore është e qetë dhe pa incidente

mjeke

Anulohet konkursi për punësimin e 1 117 punonjësve shëndetësor

rasti monstra

Rasti “Monstra” do të kërkoj drejtësi në Strasburg

spital-infermiere-mjeke shendetesi

Çdo muaj nga 12 infermiere ikin nga Maqedonia e Veriut

gruaja dhune burri rrahje

Gruaja nga Piroku e rreh rëndë me shuplaka burrin nga Gostivari

INFO

NA NDIQ