Për rreth dy javë, Gjykata Kushtetuese do të vendosë për procedurën e mundshme kontestimore neneve të caktuara të ligjit për përdorimin e gjuhëve

Picture of INA
INA

28/11/2024

r rreth dy javë, Gjykata Kushtetuese do të vendosë për procedurën e mundshme kontestimore neneve të caktuara të ligjit për përdorimin e gjuhëve, respektivisht për përdorimin e shqipes në gjyqësor, në uniforma dhe në kartëmonedha. Profesori Avzi Mustafa konsideron se gjuha shqipe ashtu si çdo gjuhë tjetër, duhet të shihet si pasuri kulturore dhe nuk duhet të preket shumë. Nëse vihet te ndryshimet e ardhshme kushtetuese, ai thotë se duhet të hiqet termi 20% dhe kështu shumë probleme do të tejkaloheshin.

“Unë mendoj se nuk do të ketë diçka drastike nga ajo që është arritur deri tani, por mund të ketë disa abrogime të ndonjë neni të cilët mund të kenë ndonjë ndryshim. Por, besoj dhe mbetem me shpresë se në të ardhmen përsëri të avancohet, sepse gjuha shqipe nuk është e barabartë me gjuhën maqedonase, por për mua do të ishte shumë më interesante dhe më e mirë që të tërhiqej numri 20% se nuk ka askund në botë gjuhë me numra, apo popull me numra”, tha Avzi Mustafa – profesor.
Që gjuha shqipe nuk duhet të shfuqizohet tërësisht, edhe Akademia e Shkencave te Arteve të Maqedonisë njëyëri theksoi rëndësinë e gjuhës shqipe si vlerë diversitetit, por theksoi se nenet e kontestuara duhet të përshtaten në përputhje me rekomandimet e Venecias si dhe me Kushtetutën dhe frymën e Marrëveshjes së Ohrit.

“Asnjëri nga Akademia, përfshirë dhe unë si kryetar nuk konsideron se përdorimi i gjuhës shqipe dhe komuniteteve të tjera në shtet si përfitim nga Marrëveshja Kornizë e Ohrit dhe kategori kushtetuese, duhet të shfuqizohet. Përkundrazi ajo duhet të rregullohet dhe zbatimi i saj te precizohet, në zgjidhjen aktuale ligjore”, deklaroi Zhivko Popov – Kryetar i ASHMAA.

Sa i përket 11 dhjetorit, ditës kur Kushtetuesja duhet të vendosë për nisjen ose jo të procedurës, në rregulloren e Gjykatës thuhet se Plunumi nuk mund të vendosë për të, në rast se mungon qoftë edhe një gjykatës nga etnitë e tjera. Gjasat, nuk përjashtohen gjithsesi, që Kueshtetuesja të kërkojë konkluzione nga Legjislativi, për nenet konkrete. /Alsat.mk

TË FUNDIT

Muriqi shënoi, por Mallorca pëson humbje të thellë kundër Barcës

Rrahmani kthen shkëlqimin, gol e asistim në fitoren e Sparta Pragës

Humbje katastrofale për Serbinë, Kosovarja nuk ka të ndalur

Marsh protestues për ndotjen

S’mjaftoi fitorja në tavolinë! Skandali me Kosovën, Rumania dërgon UEFA-n në CAS

Edhe pse me tribunë të zbrazët, Shkupi fitoi Strugën në Çair

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË