Për rritjen e rrogës 200 euro gjithë ai ‘muhabet’ dhe përplasje politike

0

Qeveria dhe opozita kanë shprehur qëndrime të kundërta lidhur me rritjen e rrogës minimale. “Ne si shtet duhet të tregojmë se dëshirojmë t’i mbrojmë familjet e klasës më të ulët që marrin paga më të vogla”, tha zëvendëskryeministri Koço Angjushev në “Top tema” në televizionin “Telma”. “Në çdo vend paga minimale është e definuar. Javën e kaluar patëm takime me odat ekonomike. Tani për tani akoma nuk e kemi definuar vlerën. Gjatë periudhës së ardhshme do të kemi takime intensive në të cilat do të bisedojmë me qëllim që të gjendet zgjidhje e përbashkët dhe ai nuk do të jetë vendim i përshpejtuar. Të jemi të sinqertë, një familje nuk mund të jetojë me 200 euro të ardhura mujore sikur edhe dy persona të punojnë. Në të gjitha shtetet paga minimale është për t’i mbrojtur kategoritë më në nevojë”, deklaroi Angjushev.
Por ish-ministri i financave nga VMRO-DPMNE, Trajko Sllavevski theksoi se nuk duhet të rritet paga minimale pasi që mund të shkakoj revoltë dhe destabilitet tek kompanitë.