Për sa ujë ka nevojë trupi ynë?

Picture of ina-online
ina-online

24/08/2023

Trupi i një të porsalinduri përbëhet rreth 80 përqind nga uji. Duke u plakur përmbajtja e ujit në trup bie dhe arrin diku në rreth 60 përqind.

Qelizat yndyrore kanë një përmbajtje më të ulët të ujit se qelizat e tjera të trupit. Kështu që njerëzit me mbipeshë kanë më pak ujë se njerëzit e dobët, dhe gratë kanë më pak ujë se burrat. Për mbijetesën tonë është jetike që ta furnizojmë rregullisht trupin me lëngje.

Disa organe kanë sasi të mëdha uji. Këtu bëjnë pjesë sytë, për shembull. Trupi qelqor i syrit përbëhet deri në 99 për qind nga uji. Muskujt po ashtu kanë një përqindje të lartë lëngjesh, rreth 80 për qind. Për të furnizuar trupin sa duhetne mund të bëjmë një gjë: të pijmë, të pimë dhe përsëri të pimë.

Pirja e ujit është një domosdoshmëri absolute

Trupi ynë humb rreth dy litra lëngje çdo ditë, në radhë të parë përmes lëkurës, e cila rregullon kështu temperaturën e trupit. Kjo ndodh sidomos kur është nxehtë. Por edhe ajri i thatë i kaloriferëve mund të ndikojë tek ne negativisht. Veshkat, që e çlirojnë trupin nga toksinat,nxjerrin jashtë lëngje në formën e urinës. Kur nuk pimë mjaftueshëm, urina merr ngjyrë të verdhë të fortë. Kur ngjyra e saj është e kaftë,është shenjë paralajmëruese serioze, se diçka nuk është në rregull. Lëngjet dalin përmes zorrës me jashtëqitjen, kur marrim frymë humbasim gjithashtu ujë në formë të stërkalave të vogla.

Këto humbje duhen kompensuar dhe për këtë arsye pimë rreth 1,5 deri në dy litra lëngje çdo ditë. Kërkesa për ujë shtohet pas ushtrimeve fizike, sportit, temperaturave të larta, etheve, të vjellave dhe diarresë. Por jo gjithmonë duhet të jetë ujë. Supat, frutat apo llojet e ndryshme të perimeve janë gjithashtu të mira për trupin dhe ndihmojnë për të rimbushur rezervat.

Kjo është shumë e nevojshme, sepse trupi ynë shfaq simptomat e para që me humbjen e një deri në dy përqind të lëngjeve. Me një humbje prej rreth shtatë për qind kemi kaluar në anën e rrezikut: këtë e dëshmon pulsi i përshpejtuar apo gjendja konfuze, sepse të gjitha reaksionet dhe proceset kimike në trup kërkojnë lëngje. Një mungesë prej dymbëdhjetë për qindësh mund të çojë në rastin më të keq në gjendje shoku apo edhe në koma.

Truri ynë ka nevojë për lëngje për t’u mbrojtur

Edhe truri dhe palca kurrizore nuk mund të funksionojnë pa lëngje. Janë rreth 140 mililitra ujë të nervave dhe të trurit, në gjuhen mjekësore: Liquor cerebrospinalis dhe është një lëng transparent, në të cilin truri ynë si të thuash noton në kafkë dhe që e mbron atë nga goditjet. Çdo ditë ne formojmë rreth gjysmë litri nga ky lëng, i cili shpërbëhet sërish dhe natyrisht që duhet zëvendësuar.

Shenjat e para, që tregojnë se trupi ynë ka nevojë urgjente për ujë, janë dhimbje kokë dhe marramendje, mukoza të thata në gojë dhe fyt dhe eventualisht vështirësi në gëlltitje. Ne jemi të lodhur, ndihemi të dobët, por këto nuk i lidhim aspak me mospirjen e mjaftueshme të ujit.

Nga të nxehtit dhe humbja e lëngjeve përmes djersitjes qarkullimi i gjakut mund të mos funksionojë si duhet. Trupi na e tregon në mënyrë të qartë, se kur është koha për të pirë diçka, sepse edhe presioni i gjakut rritet. Pa lëngje të mjaftueshme, gjaku ynë bëhet më i trashë dhe nuk arrin të qarkullojë lehtësisht.

Sa më shumë të plakemi, aq më pak etje kemi. Prandaj nuk është e pazakontë që njerëzit e moshuar harrojnë të pinë mjaftueshëm. Kjo gjë çon në marrje mendësh,në konfuzion, dëmtim të vetëdijes ose humbje të saj. Në rast të mungesës ekstreme të lëngjeve mjekët duhet të injektojnë në trup sasitë e nevojshme.

Megjithatë disa të moshuar përmbahen me vetëdije për të mos pirë mjaftueshëm, sepse shumë prej tyre nuk mund ta kontrollojnë më të urinuarin si të rinjtë. Nga frika e urinimit pa dashje apo e vajtjes shpesh në tualet gjatë natës shumë të moshuar pinë pak ose aspak.

Kur kemi nevojë për shumë lengje

Nëse kemi diarre apo të vjella, trupi ynë ka nevojë për më shumë se së paku 1.5 litra në ditë. Nëse ekuilibri i ujit nuk rivendoset sa më parë, trupi thahet. Po ashtu trupi kërkon shumë lëngje, kur merren medikamente të caktuara, për shembull të ashtuquajturit diuretikë. Ata kanë efekt shkarkues dhe e çlirojnë trupin nga uji i tepërt për parandalimin për shembull të edemave, pra grumbullimet e ujit.

Alkooli i heq lëngjet trupit

Edhe alkooli dehidron trupin, sepse ka një efekt diuretik. Veshkat përpiqen të nxjerrin nga trupi substancat toksike, kështu që na duhet të shkojmë shpesh në tualet për të urinuar.

Alkooli bën që të bllokohet prodhimi i të ashtuquajturës vazopresinë në hipotalamus. Vazopresina është një hormon, që rregullon ekuilibrin e ujit në veshka. Nëse trupi nuk ka në dispozicion sasi të mjaftueshme të këtij hormoni të rëndësishëm, veshkat tona nxjerrin jashtë shumë ujë. Ekuilibri i ujit prishet, gjithçka çrregullohet.

Edhe po të pimë pesë litra ose më shumë brenda disa orësh, mund të jetë e rrezikshme për jetën dhe të rezultojë si hiperhidrim i trupit. Veshkat atëherë nuk janë më në gjendje të rregullojnë sasinë e madhe të lëngjeve dhe tì nxjerrin ato jashtë. Një nga pasojat më të këqija mund të jetë një edemë cerebrale.

Edhe pirja e ujit të shumtë mund të jetë i dëmshëm

Gjatë garës së pirjes së ujit gelltiten sasi të pamata uji. Kjo gjë mund ta mbingarkojë trupin. Jo vetëm që veshkat nuk e vazhdojnë me dot punën e tyre,por edhe ekuilibri i kripës shkatërrohet. Se si dhe nëse një trup mund të përballojë kaq shumë ujë, varet nga mosha, pesha dhe gjendja e përgjithshme. Edhe këtu vlen të thuhet: gjithçka varet nga sasia./ DW

TË FUNDIT
4 orë
Vera e nxehtë dhe temperatura të larta, sa herë në ditë duhet të bëjmë dush!
2 ditë
Si të evitoni rrezikun e atakut në zemër nga i nxehti përvëlues
2 ditë
Arsyet pse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës!
4 ditë
​Një infeksion bakterial vdekjeprurës trondit Japoninë
4 ditë
Fruta që duhen konsumuar çdo ditë për të mos shtuar në peshë

ME TE LEXUARA

4 orë
Vera e nxehtë dhe temperatura të larta, sa herë në ditë duhet të bëjmë dush!

LEXO MË SHUMË

dush

Vera e nxehtë dhe temperatura të larta, sa herë në ditë duhet të bëjmë dush!

moti Vapa nxehti temperaturat

Si të evitoni rrezikun e atakut në zemër nga i nxehti përvëlues

lodhje gjume plogeshti

Arsyet pse ndiheni të lodhur gjatë gjithë kohës!

korona-virusi

​Një infeksion bakterial vdekjeprurës trondit Japoninë

boronica dredheza peme

Fruta që duhen konsumuar çdo ditë për të mos shtuar në peshë

barku_zorret

Të rinjtë po vuajnë gjithnjë e më shumë nga kanceri i zorrës së trashë

hurme

Hurmat – fruti me vlera të larta ushqyese

OBSH

OBSH alarmon për rrezikun: Antibiotikët nuk po funksionojnë

miza ushqim

Rreziqet shëndetësore që vijnë nga mizat që prekin ushqimin

INFO

NA NDIQ