Për shtatë muaj, 14 vrasje në Kosovë

INA
INA

11 Gusht, 2023

Derisa lokalet nuk u bënë cak i qërimit të hesapeve mes grupesh të armatosura, kafeja kishte shijen dhe kënaqësinë e veçantë, por pas disa përplasjeve të armatosuara së fundmi në Prishtinë dhe në qytete tjera, kafateritë janë kthyër në frikë dhe kërcënim për qytetarët. Rasti i 39 vjeçarit, i cili vdiq natën e kaluar nga të shtëna me armë në një kafiteri në Runik të Skenderajt e çon në tre numrin e të vrarë vetëm brenda një jave në Kosovë.

Në Policinë e Kosovës na thanë se vetëm në periudhën janar-korrik kanë ndodhur 14 vrasje, ndërsa janë konfiskuar 636 armë pa leje dhe 9531 municione. Për krejt këto ngjarje Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj fajëson Qeverinë e Kosovës.

“Qasja e gabuar e Qeverisë dhe e Ministrisë së Punëve të Brendshme duke zhvendosur elementin kyç në shoqëri, sigurinë publike, brenda agjendës së saj puro politike, kanë bërë që elementet me prirje kriminale të organizohen në banda të cilat sot cenojnë të papenguara jetën e qytetarëve”, ka thënë Haradinaj.

Për këtë situatë edhe Arian Vranica, nga shoqata e Gastronomëve ua lë fajin institucioneve të sigurisë dhe të drejtësisë. Sipas tij, rasti tragjik në Bon Vivant ka ndikuar në rënie të klientëve në kafiteri.

Sociologja Flaka Ymeri konsideëron se të gjithë duhet angazhuar për parandalimin e kësaj dukurie, e cila po shkakton pasiguri.

Incidentet e fundit të armatosura në lokale, e detyruan Policinë e Kosoëvs të zbatojë një plan të posaçëm operacional për të parandaluar rastete kriminale./21Media

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

kurti me sanxhak dhe lugine

Kurti priti një delegacion të përfaqësuesve politikë të boshnjakëve dhe të shqiptarëve në Serbi

haradinaj-kurti

Haradinaj me akuza të reja: Kurti është shoqëruar me vajzën e ministrit të Millosheviqit

taulant balla

Ligji për shtetësinë, Balla: Qytetarët e Kosovës dhe të Maqedonisë së Veriut të mos testohen

Vucic- Svecla

Vuçiq i përgjigjet Sveçlës: Do ta shohim kush kë do ta arrestojë, qesh mirë kush qesh i fundit

festime-flamuri-kosoves

Presioni i ndërkombëtarëve për themelimin e Asociacionit/ Analistët thonë se insistimi do të vazhdojë deri në themelimin e tij

escobar-kurti

Escobar për Kurtin: E ka marrë dialogun si një opsion “Po-Jo”

escobar eskobar gabriel

Escobar kërkon që Qeveria e Kosovës të ketë një “qasje të re” në dialog

armina nuraj

Reagon përfaqësuesja e shqiptarëve nga Sanxhaku: Nuk jam serbe, pse nuk po ma pranoni diplomën në Kosovë!

vjosa osmani biden

Vjosa Osmani takohet me Bidenin: Aleanca e lirisë, aleanca e përjetshme

INFO

NA NDIQ