Për stresin dhe zemrën, shtatë ushqime ideale të pasura me magnez!

INA
INA

11 Gusht, 2023

Magnezi është një prej mineraleve më të dobishme për organizmin.

Bashkë me kalciumin dhe kaliumin, magnezi luan një rol thelbësor për shëndetin e zemrës, muskujt dhe kockat.

Ai ndihmon kundër pagjumësisë, depresionit, migrenës. Përpara se t’i drejtoheni farmacisë për të marrë suplementë, lexoni listën me ushqimet më të pasura me magnez të cilat duhet të jenë pjesë e regjimit tuaj ushqimor.

Tërshëra
Përfitimet e tërshërës janë të panumërta. Ajo është e pasur me proteinë, fibër dhe disa vitamina të kompleksit B. Një gjysmë racioni me tërshërë plotëson 32% të sasisë së rekomanduar ditore të magnezit.

Spinaqi
Kjo barishte e shëndetshme është e pasur me ushqyes të nevojshëm për mbarëvajtjen e organizmit. Spinaqi mund të hahet i freskët ose i gatuar. Vitamina C dhe kaliumi përthithen më mirë nëse spinaqi hahet i gjallë ndërsa vitaminat A dhe E përthithen më shumë kur spinaqi është i gatuar. Një racion me spinaq përmban 39% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit.

Farat e kungullit
Me një sasi prej çerek filxhani çaji me fara kungulli mund të plotësoni 50% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit. Në të njëjtën sasi mund të përfitoni sasi të mëdha të zinkut dhe acideve yndyrore omega-3.

Farat e linit
Farat e linit janë të vështira për t’u tretur nga organizmi ndaj rekomandohet që ato t’i konsumoni në formën e pluhurit që të përthithni sa më shumë vlera prej tyre. Farat e linit janë një ndër burimet më të mira të acideve yndyrore omega-3 por edhe të magnezit. Në dy lugë të vetme me fara plotësoni 15% të dozës së rekomanduar të këtij minerali.

Çokollata e zezë
Çokollata e zezë është e pasur me antioksidantë, hekur, kalcium dhe vitaminat e kompleksit B. Një katror i vetëm i çokollatës së zezë plotëson 24% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit. Për përfitime të mëdha konsumoni kakao të papërpunuar që ka sasi më të mëdha të magnezit.

Avokado
Avokado është e pasur me shumë ushqyes të vlefshëm siç janë vitamina A, C, K, fibra, yndyrnat mono-të-pangopura dhe antioksidantët. Avokado është gjithashtu një burim i shkëlqyer i magnezit. Një kokërr e vetme ofron 58 miligramë magnez ose 15% të dozës së rekomanduar ditore.

Fasulet E zeza
Këto bishtajore janë të pasura me fibër, antioksidantë dhe proteina.

Një racion me fasule të zeza të gatuara përmban 30% të dozës së rekomanduar ditore të magnezit./AgroWeb.org

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

sleep-gjumi-baby

Si të përmirësoni shëndetin nëpërmjet pozicioneve të fjetjes

ridvan alili

Mjeku kumanovar zgjidhet nënkryetar i Shoqatës Stomatologjike Shqiptare

pesha

Tri pije për humbje të shpejtë të peshës

MOLLA

Mos e hidhni lëvoren e mollës, mund ta përdorni në shtëpi

stresi_zemra

Katër shenja paralajmëruese të arrestit kardiak që mund të ndodhin 24 orë më herët

Ardian Mustafai mjek

Mjeku tetovar emërohet kryemjek në repartin e Kardiologjisë në Gjermani

femija - hiperaktiv

Gjashtë dallime midis një fëmije kokëfortë dhe një fëmije të llastuar

stresi_zemra

Cilat simptoma sëmundjesh nuk duhet t’i injoroni

ushqim-frigorifer-uri-haje

Tetë shprehi të mëngjesit që po e dëmtojnë trupin tuaj

INFO

NA NDIQ