Për të gjithë kritikët e palodhur të opozitës

0

Ylli Manjani

Për të gjithë kritikët e palodhur të opozitës, që komentojnë në statuset e mia:

Pa dyshim kritika është gjëja e duhur. U shoftë ajo shoqëri që s’pranon kritikën!

Por ju lutem, ju ftoj të kuptojmë së bashku ftohtësisht se shqetësimi kryesor është vendi.

Një opozitë kur gabon, maksimumi i prish punë vetes. Pra i shtyn vetes ditën e ardhjes në pushtet.

Por kur gabon pushteti i prishet punë vendit. Këtij të fundit i shtyn ditët në agoni.

Ky është një dallim shumë i madh, që nuk mund të injorohet!

Sa më takon, po e përsëris, analizoj shqetësimet e agonisë së vendit. Krizën ekonomike të thellë dhe shkatërrimin e shtetit.

Natyrshëm argumentet e përdorura shkojnë më në favor të mbështetjes së opozitës sesa të pushtetit. Ky i fundit është e keqja, pa asnjë dyshim!

Pushteti ka qenë gjithmonë e keqja, edhe kur kam shërbyer në të.

Kjo është e vetmja llogjikë që mbisundon në një shoqëri demokratike.

Llogjika që për çdo gjë fajin e ka opozita, është pjesë e shoqërive të mbyllura që pëlqejnë të sundohen nga i forti në pushtet. Me këtë llogjikë nuk jam pajtuar e as kam ndërmend të pajtohem.

Respekt për komentet anti-opozitë që bëni tek statuset e mia, megjithse nuk përfaqësoj asnjë parti në atë statuse.