Për të marrë fonde nga Festim Halili duhet të keni raportet e mira me pushtetin, reagojnë nga Alternativa

ina-online
ina-online

22/12/2023

Nga Alternativa theksojnë se për të marrë fonde nga Fondi për Inovacion dhe zëvendësdrejtori i saj Festim Halili, duhet të keni raportet e mira me pushtetin.

Ja reagimi:

“Keni ide? Mos u anko, por apliko! Kështu ftohen të interesuarit në shpalljen për fonde të pakthyeshme nga Fondi për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik, i menaxhuar, apo më mirë thënë i keqmenaxhuar nga kuadri i BDI-së Festim Halili.

Drejtori Festim Halili së fundmi ka publikuar një shpallje ku në bashkëpunim me S’bashku me USAID dhe IESC ofron fonde të pakthyeshme për kompanitë që do të themelojnë një Qendër për trajnim për punë të gjelbra.

Qendra sipas paramendimit të USAID-it amerikan duhet ofron trajnim gjithëpërfshirës për zhvillimin e aftësive të të rinjve në sektorë të ndryshëm, dhe e lidhur me punë të gjelbra si instalues i paneleve diellore, operator të hidrocentraleve, specialistë të bioenergjisë, teknik të automjeteve elektrike dhe edukatorë të zvogëlimit të mbeturinave dhe arrin buxhet prej 60 mijë dollarë, dhe deri këtu është gjithçka në rregull, ideja e mirë, kontribut për ambientë të pastër me para amerikane, por skandali qëndron në faktin se edhe me para amerikane drejtori i BDI-së, vëndon kusht që sipas tij, citojmë’Të gjithë aplikantët duhet formalisht të jenë të konstituuar, dhe NË RAPORTE TË MIRA ME PUSHTETIN ADEKUAT TË REPUBLIKËS ËS MAQEDONISË SË VERIUT?!!!’

Prashtrojmë pyetjen, a me gjithë mend e bëni këtë, apo është ndonjë lëshim Teknik? A kanë fund presionet politike të BDI-së? Mos haroni, ndryshimi po vjen, ndërsa ditët e pushtetit tuaj të korruptuar janë nga fundi!|”, thuhet në reagim. (INA)

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

Bujar Osmani

Osmani: Nëse një muaj nuk marr rrogë, duhet të marr borxh që të mbijetoj

Jovan mitreski

Mitreski: Marrëveshjet ndërkombëtare s’mund të ndryshohen me ligj tjetër

osmani taravari

Sondazh: Arben Taravari apo Bujar Osmani, kush do të merr mbështetjen e shqiptarëve më 24 prill?

Bilall Kasami

Kasami: Rikonstruimi stadiumit do të fillojë në muajin mars

policia-1-1-1392x766

Humbet ky papagall në Shkup, kush e gjen merr shpërblim prej 1000 euro

Bujar-Osmani2-1-650x400-1

BDI: Bujar Osmani është kandidati i parë i konfirmuar për President të shtetit

vmro

OBRM-PDUKM: Spasovski dhe Kovaçevski, Maqedoninë e kanë shndërruar në Kolumbi

zjarr cair baron

Dalin pamje nga zjarri në kafenenë “Baron” në Çair të Shkupit (VIDEO)

Bojmacaliev

Bojmacaliev: Me letërnjoftim e vjetër do të mund të udhëtohet edhe në Bosnje e Hercegovinë

INFO

NA NDIQ