Gjatë ditës së djeshme, Njësia Lëvizëse për Sigurinë e Trafikut Rrugor, në kuadër të kontrollit të forcuar të veprimit për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me një shpejtësi më të lartë se e lejuara në të gjithë territorin e vendit, gjobiti 872 persona.
Nga këto, Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi sot, 108 automjete lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se sa ishte e lejuar, dhe 30 automjete lëviznin me një shpejtësi mbi 70 kilometra në orë më shumë se sa ishte e lejuar.
Kontrollet e intensifikuara të veprimit do të vazhdojnë në ditët në vijim, thuhet në njoftimin nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe u apelohet të gjithë pjesëmarrësve në trafik të respektojnë rregullat e trafikut.