Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai përmes një postimi ka thumbuar BDI-në.
“Për vete tenderat milionëshe, për aktivistët kontrata me afat të caktuar dhe me rroga mizerie për t’i mbajtur në varfëri dhe në varësi, të shantuezhëm e të përdorueshëm për çdo palë zgjedhje.
Me një anë, allësh veresh me Serbinë e me Rusinë, provim të fatit në bunarin e dëshirave të Vuçiçit, pasaporta për oligarkët rus e çka jo; nën anën tjetër përrala me tupan për mbylljen e çëshjes shqiptare dhe të dygjuhësisë.
Ju kemi provuar 22 vjet me radhë dhe ju njohim si paren e kuqe. Nuk keni as legjitimet, as kredibilitet. Piskamat tuaja janë paravan për kriminalitetin e jashtëzakonshëm që ju ka kapluar. Kot e keni, llogaridhënie do të ketë.”, ka shkruar Fetai. (INA)