Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë me prestigjiozen spanjolle, El Mundo, ku ka folur për një sërë çështjesh, që nga armëpushimi në Gaza, tek protestat ndaj Vuçiç në Serbi, zgjedhjet në Kosovë si dhe mbyllja e TikTok në Shqipëri.
Rama thotë për zgjedhjet e së dielës në Kosovë se nuk ka asnjë preferencë për fituesin, pasi me të gjithë ka një marrëdhënie të mirë.
Edi Rama: “Kosova është një vend demokratik, i gjallë dhe i larmishëm. Dhe, si të gjitha vendet e Ballkanit, lufton me shumë pasion dhe shumë zhurmë, por kjo është në rregull. E uroj për mirë, por nuk kam asnjë preferencë për rezultatet e zgjedhjeve. Unë jam një mik dhe i respektoj të gjithë. Kosovarëve u uroj gjithë të mirat për çfarëdo vendimi që do të marrin.”