Perandoria Osmane dhe Serbia gjithmonë gjenin gjuhë të përbashkët për çështjen shqiptare

0

Nga Xhemaledin Salihu/

Autori serb Millosh Jagodiq, në librin e tij: “Sulmet e Shqiptarëve në Serbi më 1879, Beograd, 2004, shkruan:

Me Marrëveshjen e Kongresit të Berlinit, më 1878, tokat shqiptare u copëtuan dhe kufiri shqiptar, ndërmjet Perandorisë osmane dhe Serbisë u vua në Ristovc. Pra, është e njohur se me pushtimin e tokave shqiptare në Toplicë e gjetiu, qeveria serbe shpërnguli popullatën autoktone shqiptare.
Këtë problem e vërejti edhe Diplomati i atëhershëm i Britanisë së Madhe, Guld, i cili nxitet dhe angazhohet edhe më tepër që çështja e sulmeve të Shqiptarëve në Serbi të zgjidhet me repatriacionin, kthimin në atdhe të Muhaxhirëve shqiptarë.
Me marrjen e lejes nga qeveria britanike, bëri presion në Ristiqin, Ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë që qeveria serbe të lejojë kthimin e Shqiptarëve, në tokat e pushtuara nga ushtria serbe.
Guldi shumë u angazhua që edhe deputetët e partive të tjera në Britani, t’i angazhoj në zgjidhjen e kësaj çështjeje, të kthimit të Shqiptarëve. Mirëpo, nuk pati aq sukses, bile edhe Ministri Ristiq, rregullisht i largohej dhe nuk i jipte përgjigje lidhur me këtë çështje, duke u arsyetuar se çështja është shumë serioze dhe me rëndësi, si dhe i tejkalon kompetencat e tij si Ministër i jashtëm, por këtë çështje duhet ta zgjidhë Madhëria e tij, Princit të Serbisë.
Guldi, diplomati britanik nuk ndalet dhe me vet iniciativë harton një Memorandum, pa udhëzimet e qeverisë britanike, me të cilin nga Serbia kërkohet repatriacioni, kthimi i Shqiptarëve.
Duke e parë angazhimin e madh të diplomatit të vet, në zgjidhjen e çështjes së kthimit të Shqiptarëve, më vonë, angazhohet edhe qeveria britanike, mirëpo ky aktivizim nuk i konvenonte Serbisë, sepse për qeverinë serbe ishte shumë më lehtë që këtë çështje, kthimin e Shqiptarëve ta zgjidhte në raport me Perandorinë osmane.
Andaj edhe angazhimi i Valiut të Kosovës, Nazif Pashës, i cili nën ndikimin e madh të vicekonzullir rus, Ivan Jastrebovit, u bind se Perandoria osmane, në të ardhmenë duhet të ketë synim mbajtjen e territoreve në Ballkan vetëm me angazhim të Portës, që popullata muslimane/Shqiptarët/të jenë sa më të përshtatshëm, më lojalë. Pastaj Nazif Pasha përvetësoi argumentimin e Jastrebovit se popullata muslimane/Shqiptarët/ nuk duhet të jetojnë në shtetet kristiane dhe t’i nënshtrohen shtetit jo fetar, laik, të pa fe, të pa besim, sepse është në kundërshtim me Kuranin.
Përshkak se repatriacioni i Shqiptarëve ishte në kundërshtim me “teorinë e koncetrimit”, lexo të Shqiptarëve, Nazif Pasha i bindi Shqiptarët, të mos kthehen në tokat stërgjyshore. Këtë informatë e mori një diplomat francez, në komunikim direkt me Nazif Pashën, Valiun e Kosovës, në fund të shtatorit 1879.
Në atë kohë, Princi Millan qëndronte në Nish, i rrethuar me oficerët e tij dhe më i afërti ndërta ishte gjenerali Kosta Protiq, për të cilin thuhej se kishte shumë ndikim në pikëpamjet e Princit Millan, sidomos ishte më i zëshmi, në shpërnguljen e Shqiptarëve nga Serbia.Prandaj edhe politika e Princ Millanit ishte shpërngulja sa më e madhe e Shqiptarëve e jo kthimi i tyre në Serbi.