Përballja e parë Biden-Trump, Amerikanët nën ethet e zgjedhjeve

Picture of ina-online
ina-online

27/06/2024

Shkruan: Vullnet Poshka nga Uashingtoni për INA

Amerikanët ngadalë por sigurtë po kaplohen nga ethet e zgjedhjeve presidenciale të 5 nëntorit.

Teksa këtë verë përcëlluese Evropa është e fokusuar në kampionatin e futbollit Euro 2024, dhe kontinenti amerikan në Copa del America 2024, SHBA po përgatitet për duelin e shekullit: përballjen e parë televizive të presidentit Joe Biden dhe ish presidentit Donald Trump.

Kush do t’i parashtrojë politikat e veta më mirë, cili do të jetë më gjakftohtë, si do të sillet Trump, a do të mundet Biden t’u bëjë ballë sulmeve të kundërshtarit, a do t’ia përmendë Biden rivalit të vet verdiktin e gjykatës së Nju Jorkut, a do t’ia përmendë Trump verdiktin për Hunter Biden… Amerikanët presin pyetje të panumërta nga të dy protagonistët e debatit të parë presidencial.

Debatet presidenciale televizive në SHBA për herë të parë u mbajtën më 1960 ndërmjet kandidatëve John Kennedy dhe Richard Nixon, dhe që atëherë janë pjesë e pandashme e garës politike. Debatet e tilla janë pjesë e pothuajse çdo fushate politike, por qershia mbi tortë janë debatet e zgjedhjeve presidenciale.

Përballjet e këtilla jo rrallë herë kanë pasur ndikim vendimtar në përcaktimin e votuesit amerikan.

Shumë tema pritet të dominojnë në përballjen e parë Biden – Trump, siç janë ekonomia, imigracioni, çështja e abortit, taksat, Gjykata Supreme, politika e jashtme dhe tregtia. Të dyja kampet tashmë janë në vlugun e përgatitjeve të kandidatit të tyre: njëra palë i sugjeron kandidatit të vet të buzëqeshë sa më shumë, pala tjetër e këshillon kandidatin të merret me moshën e rivalit politik. Megjithate, të dyja blloqet politike janë të vetëdijshme se amerikanët mund të zbaviten nga retorika në debat, por kur do të shkojnë në qendrat e votimit ata do të udhëhiqen nga pragmatizmi i tyre ekonomik.

Këto janë zgjedhjet e para presidenciale në SHBA ku të dy kandidatët tashmë janë sprovuar në vendin e tyre të punës. Ish presidenti Donald Trump ishte në Shtëpinë e Bardhë përpara se t’ia lëshojë presidentit aktual Joe Biden. Për herë të parë amerikanët do të mund të zgjedhin ndërmjet presidentit aktual dhe ish presidentit të vendit. Në shikim të parë zgjedhja duket e lehtë, por në realitet e është më e vështirë.

Sondazhet e ndryshme i japin përparësi herë njërit e herë kandidatit tjetër. Por si çdo gjë në jetë, sondazhet janë vetëm indikator i një disponimi të elektoratit dhe jo domosdoshmërisht e paracaktojnë fituesin. Rasti më i bindshëm janë zgjedhjet e 2016 kur pothuaj të gjitha sondazhet parashikonin fitoren e Hillari Clinton.

Në planin e jashtëm, zgjedhjet do të dominohen nga lufta në Ukrainë, Lindja e Mesme dhe raportet me Kinën. Një rol të veçantë do të kenë raportet brenda aleancës veriatlantike, sidomos në dritën e konfliktit ukrainas.

Në mesin e shqiptarëve zgjedhjet amerikane zakonisht janë ndjekur me interes nga bindja se fitorja e njërit apo kandidatit tjetër do të ndikojë në politikën amerikane në raport me shqiptarët. Por këtë pikë duhet thënë se politika amerikane udhëhiqet nga interesat amerikane, dhe ato interesa nuk përcaktohen nga politikat ditore.

Në raport me Shqipërinë, SHBA është e përkushtuar të ndihmojë institucionet shqiptare në luftimin e korrupcionit e krimit të organizuar. Në raport me Kosovën, Prishtina zyrtare duhet t’i lexojë më qartë mesazhet e shumta përtej Atlantikut se SHBA mbetet aleati më besnik i sigurisë dhe pavarësisë së Kosovës.
Në raport me rajonin e gjerë të Ballkanit, politika amerikane sigurisht që do të mbetet konzistente në ruajtjen e stabilitetit rajonal. Në këtë kuadër Uashingtoni pritet të ketë një rol më aktiv ndaj ndikimit të Kremlinit tek satelitët e vet në Serbi dhe entitetin serb të Bosnjes.

Si përfundim, zgjedhjet e 5 nëntorit mund të sjellin fitoren e njërit apo tjetrit kandidat, ndërsa ndryshime të dukshme mund të ketë në planin e brendshëm. Megjithatë, Shtetet e Bashkuara në politikën e jashtme vështirë që do të ndryshojnë kursin e gjertanishëm.

Vullnet Poshka

 

 

TË FUNDIT
4 orë
Spanja kampione e Evropës
6 orë
Shqiptari dëshmitar në sulmin ndaj ish-Presidentit tregon si ndodhi ngjarja
10 orë
Mickoski edhe djalin e kishte me vete në Amerikë, kush i’a pagoi harxhimet?!
12 orë
Mblidhet Trupi Koordinues Politik i VLEN, ja çfarë u vendos
12 orë
Dëshmitari: Paralajmërova sigurinë e Trump për qitësin mbi çati: Po mendoja se pse nuk ndërhynë?

ME TE LEXUARA

12 orë
Çfarë Trump i tha sigurimit pak sekonda pasi u qëllua
12 orë
Dëshmitari: Paralajmërova sigurinë e Trump për qitësin mbi çati: Po mendoja se pse nuk ndërhynë?
1 ditë
Krisma armësh në tubimin e Trump, largohet i gjakosur nga skena (VIDEO)
12 orë
Mblidhet Trupi Koordinues Politik i VLEN, ja çfarë u vendos
1 ditë
Incidenti në Pensilvani ku u plagos ish-Presidenti Trump, dyshohet për një të vdekur

LEXO MË SHUMË

IMG_4367

Spanja kampione e Evropës

IMG_4365

Shqiptari dëshmitar në sulmin ndaj ish-Presidentit tregon si ndodhi ngjarja

IMG_4362

Mickoski edhe djalin e kishte me vete në Amerikë, kush i’a pagoi harxhimet?!

IMG_4356

Mblidhet Trupi Koordinues Politik i VLEN, ja çfarë u vendos

IMG_4355

Dëshmitari: Paralajmërova sigurinë e Trump për qitësin mbi çati: Po mendoja se pse nuk ndërhynë?

trump sulm

Çfarë Trump i tha sigurimit pak sekonda pasi u qëllua

IMG_4340

“Unë e urrej Donald Trump”/ Kush është 20-vjeçari që qëlloi me armë ish-Presidentin e SHBA-ve, video-mesazhi që ndau pak kohë më parë

Snajper trump

Del video kur snajperisti vret sulmuesin e Trump në tubimin në Pensilvani (VIDEO)

biden trump

Biden flet për sulmin me armë ndaj Trump

INFO

NA NDIQ