Përballja e parë me Specialen

0

Këtë fundjavë drejt Hagës do të udhëtojnë ish-eprorët e lartë të UÇK-së Rrustem Mustafa dhe Sami Lushtaku, të cilët të hënën e ardhshme do të merren në pyetje nga prokurorët e Speciales. Në fillim të javës së ardhshme drejt qytetit holandez do të udhëtojë edhe Sabajdin Cena, ish-epror nga Zona Operative e Pashtrikut.
Rrustem Mustafa, ish-komandant i Zonës Operative të Llapit, dhe Sami Lushtaku, ish-komandant i Zonës Operative të Drenicës, këtë fundjavë pritet të udhëtojnë për në Hagë pas ftesës që kanë marrë nga Gjykata Speciale. Ndërsa të hënën e ardhshme drejt qytetit holandez do të udhëtojë edhe Sabajdin Cena, ish-epror nga Zona Operative e Pashtrikut.

Avokati mbrojtës i Mustafës dhe i Lushtakut, Arianit Koci, dje ka thënë për lajmi.net, se klientët e tij do të intervistohen të hënën në Hagë. “Në këtë vikend do të udhëtojmë për në Hagë. Të dielën në mbrëmje ne duhet të jemi atje, pasi të hënën fillon intervistimi. Mustafa dhe Lushtaku do të intervistohen ndaras”, ka bërë të ditur Koci. /zeri.info/