Përbërja e Qeverisë gati, nesër i propozohet Kuvendit

Picture of INA
INA

17/06/2024

Propozim përbërja e qeverisë së re është kompletuar dhe së bashku me programin nesër duhet t’i parashtrohet Kuvendit, përderisa votimi pritet të ndoshë fundjavën e ardhshme.

Kandidatët prë anëtarë të qeverisë nga koalicioni “Maqedonia Juaj” mbrëmë u konfirmuan nga Komiteti ekzekutiv dhe qendror i VMRO-DPMNE-së.

Nga “Maqedonia Jote” në qeveri do të ektë 15 anëtarë, prej të cilëve tre në vende zëvendëskryeministrash, kuadro nga koalicioni VLEN do të udhëheqin me pesë ministri dhe do të kenë një vend zëvendëskryeministri, ndërsa dy resorë ministrish do të kryesojë partia ZNAM – Për Maqedoninë tonë.

“Nga trupat partiak mora mandat për negociata dhe për përbërje të qeverisë së re dhe ato përfunduan me sukses. Qeveria e re do të përbëhet nga partitë të cilat janë pjesë e koalicionit Maqedonia Jote, koalicionit VLEN dhe partisë politike ZNAM, qeveri e cila ka mbështetje të gjerë nga elektorati mbi 600.000 vota të fituara në zgjedhjet të cilat përfunduan më 8 maj, dhe jam i sigurt për mbështetje prej 2/3 për disa zgjidhje të caktuara ligjore, vendime reformuese ligjore të cilat në periudhën që pason do të sillen në Kuvend”, tha mandatari dhe lider i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski mbrëmë në konferencën për shtyp pas mbledhjeve të Komitetit qendror dhe ekzekutiv.

Mickoski tha se gjatë zgjedhjes së potencialit dhe zgjidhjeve kadrovike për përbërje të qeverisë së re është udhëhequr nga parimet për ndershmëri dhe përkushtim, siç theksoi – të jenë njerëz të cilët do të japin energji të madhe në procese dhe tërësisht do të japin mund për realizim të qëllimeve të projektuara ambicioze.

Zgjidhja kadrovike për sekretarin e përgjithshëm të qeverisë paralajmëroi se do të jetë nga radhët e VMRO-DPMNE-së dhe do të dihet shumë shpejtë dhe do të jetë në rend dite të mbledhjes së parë të qeverisë.

Mickoski pret sot t’i marrë edhe zyrtarisht propozimet nga partnerët e koalicionit dhe në Parlament nesër t’i parashtrojë propozim-përbërjen dhe programin për punë të qeverisë në mënyrë që të votohet gjatë fundjavës së ardhshme.

“Pres realizim të suksesshëm përkatësisht votimi të përfundojë gjatë fundjavës së ardhshme 22-23 qershor”, deklaroi Mickoski.

Për ndryshimet e Ligjit për vetëqeverisje lokale me të cilat parashihet të mos ketë zgjehdje të parakohshme në komuna, kryetarët e të cilave do të kalojnë në pushtetin ekzekutiv konsideron se do të votohet pam kushte nga të gjithë.

Qeveria e re do të ketë 20 ministri, katër më shumë se e tanishmja, pasi që para një jave u miratuan ndryshimet për riorganizim të administratës shtetërore, për të cilat ishte siguruar shumicë prej dy të tretash me disa nga deputetët e Frontit evropian. Në zgjedhjet parlamentare që u mbajtën muajin e kaluar koaliconi “Maqedonia Jote” fitoi 58 deputetë, VLEN-i 14 dhe ZNAM 6 deputetë.

TË FUNDIT
8 orë
Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi
11 orë
Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur
13 orë
Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin
14 orë
Dorëhiqet drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, shkak presioni politik
14 orë
Sindikata e Gazetarëve të RMV-së: Ndalini konferencat për media në ambient të hapur në mes të valës së të nxehtit

ME TE LEXUARA

21 orë
Deri 41 gradë, ky është moti për sot
13 orë
Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin
20 orë
Mickoski: Marrëdhëniet e mira fqinjësore janë rrugë me dy kahje, pyetja e vërtetë është pse Greqia nuk e respekton Marrëveshjen e Prespës
11 orë
Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur

LEXO MË SHUMË

ali ahmeti

Çka vendosi BDI në Gostivar, flet Arbër Ademi

Arben Fetai Qeveri

Fetai: E shndërruan shtetin në kazino me qiell të hapur

63cca913-aa66-4fdf-a82b-8dc41175a33c

Tetova më në fund sheh dritë në fund të tunelit, qytetarët thurrin elozhe për Bilall Kasamin

natasha gaber

Dorëhiqet drejtoresha e Akademisë për Gjykatës dhe Prokurorë, shkak presioni politik

kameramedia

Sindikata e Gazetarëve të RMV-së: Ndalini konferencat për media në ambient të hapur në mes të valës së të nxehtit

Tabanoc kufi

Rritet fluksi i hyrje-daljeve në Tabanoc

zjarr sllupçan

26 zjarre në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut

Fronti evropian ali ahmeti

BDI porosi VLEN-it: I keni kaluar vijat e kuqe, do të përballeni me rezistencën e çdo shqiptari

foshnje bebe

Një foshnje e braktisur në sheshin e Velesit, kalimtari i rastit e dërgoi në spital

INFO

NA NDIQ