“Përbindëshi” amerikan prej 13 miliardë dollarësh nis misionin e parë: Mesazh sfidues ndaj Putinit

Anija luftarake më e madhe në botë, USS Gerald Ford, nisi misionin e saj të parë në një stërvitje masive të NATO-s si një mesazh sfidues ndaj Putinit.

Anija prej 13 miliardë dollarësh do të jetë partnere me Kanadanë, Francën dhe Gjermaninë, ndër të tjera, në trajnimin e mbrojtjes ajrore dhe luftën anti-nëndetëse për të mbrojtur fuqinë tokësore dhe ajrore.

Një video u publikua nga Facebook -u i marinës amerikane, e cila zbuloi se luftanija po nxirrej në det të martën më 4 tetor, nga Stacioni Detar Norfolk, Virxhinia.

Stërvitja e NATO-s ka nisur me një mesazh sfidues pasi Rusia pretendoi sot se Vladimir Putin ka përfunduar dokumentacionin ligjor që shënon aneksimin e 15 për qind të territorit ukrainas.

Si pjesë e misionit të trajnimit të NATO-s me USS George Ford, nëntë vende të ndryshme janë të përfshira në dislokim, duke përfshirë Danimarkën, Finlandën, Francën, Gjermaninë, Holandën, Spanjën dhe Suedinë.

Në një gjatësi prej më shumë se 1,100 këmbësh (335 metra), do të marrin pjesë 9,000 njerëz, 60 avionë dhe 20 anije.