Përçahet “Grupi Zjarrit”?! Blerimi dhe Izeti nuk folin

INA
INA

3 Korrik, 2023

Burime të TV21 kanë mësuar se Blerim Bexheti ka ngrire përkohësisht aktivitetet e tij me Grupin e Zjarrit dhe është fokusuar në bashkëpunimin me Qytetin e Shkupit. Bashkëpunimi mes dy eksponentëve kryesorë të Grupit të Zjarrit, Izet Mexhiti dhe Blerim Bexheti, duket se po përballet me një krizë që mund të çojë në ndarje.

Sipas burimeve të TV21, kohët e fundit ka pasur mosmarrëveshje midis tyre në lidhje me bashkëpunimin. Përkrahësit e Izet Mexhitit brenda Grupit të Zjarrit kanë përshëndetur formimin e një subjekti të ri politik, ndërsa përkrahësit e Blerim Bexhetit kanë insisutuar që konflikti të zgjidhet brenda BDI-së dhe të funksionojë si fraksion.Mosmarrëveshjet janë thelluar edhe më tepër kur Danella Arsovska shkarkoi Sait Saitin nga posti i drejtorit në Ndërmarrjen Publike “Rrugë dhe rrugica”, me arsyetimin e komunikimit të afërt të disa anëtarëve të Grupit të Zjarrit me opozitën, veçanërisht me Mickoskin. Tani, në vend të Saitit është emëruar Qamil Kovaçi, person i afërt me Blerim Bexhetin.

Këto zhvillime duket se kanë rritur tensionet dhe kanë sjellë Grupin e Zjarrit në prag të ndarjes. Derisa Blerim Bexheti ngrin aktivitetet dhe është fokusuar në bashkëpunimin me Qytetin e Shkupit, nuk dihet se si do të vazhdojnë Musa Xhaferi dhe Nevzat Bejta. Sipas burimeve të TV21, Izet Mexhiti megjithatë ka vendosur që aktivitet ti vazhdojë vet me përkrahësit e tij.

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

driton-nebiu

Drejtori Nebiu nga ASH: Republika e Kosovës duhet të jetë prezentë në çdo forum ndërkombëtar! Zëri ynë do të jetë në funksion të Republikës së Kosovës kudo që ndodhemi!

IMG_5165

IQOS – alternativë për duhanpirësit e rritur, e zhvilluar në bazë të provave shkencore

escobar eskobar gabriel

Eskobar: Maqedonia e Veriut vazhdimisht po dëshmon se është një partner i shkëlqyer

mickoski

Mickoski: Po digjem nga dẽshira për zgjedhje, do ti fitojmë 61 deputetë

Ministria-e-Drejtesise_1-780x470-1

Ministria e Drejtësisë: Pa Ligj për konfiskim të pasurisë në procedurë civile, nuk mund të kemi luftë kundër korrupsionit dhe krimit

escobar-eskobar

Eskobar: I jemi mirënjohës Maqedonisë së Veriut për lidershipin rajonal dhe pro-evropian

arber ademi

Ademi: Lloga ka mbështetjen e BDI-së

ajri-i-ndotur

“Guardian”: Maqedonia dhe Serbia kanë ajrin më të ndotur në Evropë

720632AE-5507-47CA-B690-47C76770F387

Besimi takoi ambasadoren amerikane: Maqedonia e Veriut të vazhdojë rrugën e anëtarësimit të plotë në BE

INFO

NA NDIQ