Përcaktohen 8 skuadrat çerekfinaliste të Kupës së Shqipërisë!

Picture of INA
INA

16/01/2025

Kanë përfunduar ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë, ku u përcaktuan tetë skuadrat çerekfinaliste të këtij edicioni. Laçi, Bylis, Skënderbeu, Egnatia, Dinamo City, Vllaznia, Partizani dhe AF Elbasani janë tetë ekipet e kualifikuara për në fazën tjetër të Kupës së Shqipërisë.

Ditën e martë, Laçi mundi Kukësin 3-1, ndërsa Bylis siguroi kualifikimin në shtesë pasi mposhti Tiranën 2-1. Sot u luajtën gjashtë ndeshjet e tjera të fazës 1/8. Egnatia mundi Kastriotin 4-0, ndërsa Dinamo City triumfoi 6-1 ndaj Erzenit. Falë fitores minimale 1-0, Skënderbeu siguroi kualifikimin ndaj Vorës.

Në ndeshjet e tjera, Partizani mundi Apoloninë 2-0, ndërsa sfidat Vllaznia – Besa dhe Teuta – AF Elbasani shkuan në shtesë, pasi u mbyllën 0-0 në kohën e rregullt. AF Elbasani gjeti dy herë rrugën e rrjetës në kohën shtesë dhe siguroi kualifikimin, duke mbyllur sfidën 2-0.

Ndërkohë, në “Loro Boriçi”, kuqeblutë e Vllaznisë shënuan golin e fitores në minutën e 108-të, duke avancuar më tej në Kupën e Shqipërisë. Për përcaktimin e çifteve çerekfinaliste do të hidhet short i lirë ndërmjet tetë ekipeve të kualifikuara në këtë tur.

Në bazë të rregullores së aktivitetit, janë ndarë vazot për shortin e çerekfinaleve të Kupës së Shqipërisë. Në Vazon 1 janë: Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu. Në vazon 2 janë: Laçi, Dinamo City, Bylis dhe AF Elbasani.

Ndeshjet do të luhen me sistem vajtje-ardhje, me dy takime, dhe sfidat e para do të zhvillohen në fushën e ekipeve të pozicionuara në vazon e dytë. Në ditët në vazhdim do të bëhet e ditur se kur do të hidhet shorti për fazën çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

TË FUNDIT

Sulejmani vizitë në Katar: Mundësi të reja për investime dhe projekte të përbashkëta

Këta janë kandidatët e PDK-së me më shumë vota në nivel vendi

Mexhiti: Dëshmorët nuk janë vetëm kujtim, ata janë frymëzim!

Kush është ish-partnerja e shumëpërfolur e Gjestit?! Miku i tij i ngushtë zbulon më shumë për raportin e banorit me Diellzën…

Presidenti Trump uron Kosovën: Lidhja mes popujve tanë është e fortë

“Lufta” e Richard Grenellit ndaj Albin Kurtit/ Profesori jep lajmin e madh: Administrata Trump nuk…

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË