Ndeshja mes Interit dhe Udinezes, e mbyllur me fitoren 2-0 të zikaltërve, ka përcaktuar skuadrën e 8-të që do të vazhdojë rrugëtimin në turne në fazën çerekfinale. Zikaltrit do të vazhdojë në turin tjetër, ku nuk i pret një sfidë e lehtë.
Kalendari i turneut, e vë Interin përballë Lacios, në një sfidë shumë të vështirë, në krahun e tabelës ku në gjysmëfinale e pret fituesi i çiftit Milan-Roma.
Ndërkohë, ka një rrugëtim më të thjeshtë Juventusi që në teori është favorit i dukshëm në çerekfinale, ku vendoset përballë Empolit. Ekipi tjetër gjysmëfinalist në këtë krah, del nga dueli mes Bolonjës dhe Atalantës.
ÇEREKFINALET
Juventus – Empoli
Bolonja – Atalanta
Milan – Roma
Lacio – Inter