Përçarje brenda koalicionit Fronti Evropian? – Këto janë detajet e fundit

Picture of INA
INA

11/06/2024

Ligji i cili mundësoi riorganizimin e ministrive, por edhe formimin e ministrive të reja tregoi përçarjen brenda koalicionit Fronti Evropian, shkruan Alsat.

Kështu vlerësojnë nga VMRO-DPMNE dhe VLEN, përfaqësuesit e të cilëve deklarojnë se BDI e mbështeti ligjin, me qëllim që ta fsheh gatishmërinë e dy-tre deputetëve nga Fronti, pavarësisht qëndrimit të tyre kundër.

“Ajo që mundej të vërehet në kuluaret kuvendore, gjatë diskutimit, por edhe disa ditë me herët, ishte e dhëna se deputetë individualë, të cilët janë në koalicion me BDI-në, por nuk e kanë origjinën nga ajo parti politike, dy apo tre në numër, kanë shprehur gatishmëri që të japin mbështetje për këtë ligj. Gjithsesi do të ishte mjaftueshëm që ligji ta marrë shumicën prej dy të tretave”, tha Antonio Milloshoski, VMRO-DPMNE.

Qëndrimin e njëjtë me Milloshoskin e ndan edhe Izet Mexhiti nga VLEN, apo partneri i ardhshëm qeveritar i VMRO-DPMNE-së, i cili tha se bisedimet me BDI-në janë bërë me njohurinë dhe pëlqimin e tyre.

“Mendoj se edhe po të mos kishte një marrëveshje të këtillë që është simbolike dhe shumë e parëndësishme, tre deputetë nga Fronti Evropian kanë pasur të votojnë ndryshimet për riorganizimin e Qeverisë. Nuk flas me emra, por i dimë emrat dhe këto për ta mbuluar muhabetin se Fronti Evropian po shpërndahet, mandej janë futur në bisedime për ta votuar të gjithë, por kur kanë hyrë ta votojnë të gjithë, ka dalë edhe më keq se në fund s’kanë votuar deputetët e Ziadin Selës dhe Zejdi”, u shpreh Izet Mexhiti, VLEN.

Megjithatë, Frontit Evropian, hodhi poshtë zërat se ka përçarje mes tyre duke zbardhur detaje se para votimit të ligjit ka pasur një koordinim të gjerë ku është vendosur të vazhdojnë bisedimet me VMRO-në për të gjitha çështjet. Por deputetët e ASH-së dhe Skënder Rexhepi Zejd nuk votuan për ligjin.

Votimin e ligjit nga ana e BDI-së, e ka kritikuar partneri i deritanishëm qeveritar. Sipas LSDM-së, pavarësisht se BDI dhe VMRO kanë qenë të ashpër në përballjen e tyre parazgjedhore, tani ata janë të gatshëm të bëjnë edhe koalicion.

Ndryshe, votimi i këtij ligji i hapi rrugë përshpejtimit të procedurave për formimin e qeverisë i cili sipas paralajmërimeve do të bëhet pas festës së Bajramit./ Alsat.mk

TË FUNDIT

Gjuriqi takon Grenellin: Epokë e re në marrëdhëniet me SHBA-në

Kështu festuan ‘Shën Valentinin’ Anita dhe Ramush Haradinaj (FOTO)

FOTO/ Katër banorë të rinj do të futen sonte në ‘BBVA4’

Çfarë e pret përpara në Madrid?

Barcelona mund të transferojë super yllin e Premier Leagues

​Këta janë kandidatët e PDK-së që pritet të jenë pjesë e Kuvendit të Kosovës

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË