Përçarjet në BESA, Demiri: u njohën mes veti, pastrojnë rradhët

0

Profesori universitar dhe ish diplomat, Aladin Demiri, thotë se ajo që po ndodh në Lëvizjen BESA është proces i vetëpastrimit, që kanë kaluar të gjitha partitë politike shqipatare, në Maqedoni.

Sipas tij kjo ndodh për shkak se gjatë formimit të partive nuk mund të seleksionohet kush hyn në parti mirëpo mund të seleksionohen gjatë punës së tyre për arsye se pas një kohe ata zbulohen se për çka janë angazhuar dhe rrjedhimisht pastrimi ndodh më vonë.

“Lëvizja Besa u paraqit si rezultat i pakënaqësive në partitë politike ekzistuese në të cilën u mblodhën struktura të ndryshme të identifikueshme dhe të paidentifikueshme. Gjatë veprimit të kësaj kohe të BESËS, strukturat filluan të identifikohen. Dhe tash kemi ato struktura që dëshirojnë t’i shërbejnë një agjende tjetër ndërsa ka edhe të atillë që dëshirojnë t’i shërbejnë politikbërjes”, shprehet profesori universitar Aladin Demiri.

Demiri, thekson se të gjitha partitë politike shqiptare, në thelb kanë interesin kombëtar, por gjatë veprimit grupe të caktuara e anashkalojnë këtë qëllim.

Edhe në këtë rast, Demiri, konsideron se janë identifikuara strukturat e paidentifikueshme të cilat sipas tij kanë qenë nën ndikim të shërbimeve të brendëshme dhe ndikime nga jashtë.

“Nëse në esencë e marrim formimin e të gjitha partive politike substance kryesore është çështja kombëtare, mirëpo gjithmonë ajo çështje kombëtare është anashkaluar nga struktura të brendëshme të partisë politike dhe kjo ndodhën në BESA sot. Ata të cilët duan t’i shërbejnë votuesve dhe atë që duan t’u shërbejnë grupeve të paidentifikuara nga jashtë të cilët kishin ndikim, ata të cilët i sollën gjithë ato para dhe atë ideologji se duhet kështu të veprohet, në aspekt fetar, në aspekt të tillë, që dmth se është një detyrim politik që të pastrohen strukturat të cilat janë më shpesh të ndikuara nga shërbimet e brendëshme por edhe nga ndikime të jashtme”, theksoi profesoriu univeristar Aladin Demiri.

Përçarja në Lëvizjen BESA ndodhi pas refuzimit të kreut të kësaj partie që të dorëhiqet pas humbjes në zgjedhjet lokale edhepse një gjë të tillë e kishte premtuar më parë.

Mirëpo pjesa më e madhe e Këshillit Qëndror, në një takim të mbajtur në Shkup, vendosi që ta shkarojë atë.