“Përdorja motrën për disa intervista në radio”, këngëtarja Rita Ora habit me deklaratën

Picture of Ina Online
Ina Online

05/10/2025

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka zbuluar një detaj interesant nga fillimet e karrierës së saj, ku shpesh ka përdorur motrën e saj, Elenën, për të dhënë intervista në radio në vend të saj, pasi zërat e tyre janë thuajse identikë.

Gjatë një interviste për BBC Radio 2 ajo rrëfeu se në periudha shumë të ngarkuara me angazhime, i duhej patjetër ta bënte këtë marifet.

“Po, është e vërtetë. Elena është motra ime dhe njeh mirë çdo detaj për mua, kështu që i thoja: ‘Hajde, bëje një telefonatë për Zelandën e Re, unë po bëj një tjetër për Australinë’ dhe ajo thoshte: Përshëndetje, jam Rita Ora”

Këngëtarja shtoi se ndoshta disa radio në Australi dhe Zelandën e Re nuk e kanë kuptuar kurrë se po flisnin me motrën e saj.

“Duhej të bëja çfarë duhej bërë, ishte një periudhë shumë e ngarkuar”, tha Rita.

Megjithëse nuk ngjajnë shumë fizikisht, Rita theksoi se zërat e tyre janë “thuajse identikë”, duke shkaktuar të qeshura në studio.

Ky rrëfim i Ritës është pritur me shumë simpati dhe humor në rrjetet sociale, ku fansat e kanë komentuar gjerësisht mënyrën spontane dhe të sinqertë me të cilën këngëtarja ndan momentet nga fillimet e saj në industrinë muzikore.

TË FUNDIT

Rikonstruimi eventual i Qeverisë, nesër krerët e VLEN-it takohen me Mickoskin

Duda Balje i bashkohet AAK-së në Kuvend, krijohet Grupi Parlamentar

Numërohen të gjitha votat në Mitrovicën e Jugut, ky është rezultati final

“Raporti”, Siljanovska: Vlerësimi i KE-së, politik

Si qëndron marrëdhënia e Egli Takos dhe Redon Beranit 7 muaj pas “BBVA”-së?

Blerim Islami filloi detyrën e kryetarit të Dollnenit

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË