Përdorte fotot e Lorik Canës për të joshur gratë, si u zbulua manjaku i akuzuar për 22 vepra penale

0

Përdorte fotot e Lorik Canës për të joshur gratë, si u zbulua manjaku i akuzuar për 22 vepra penale

David Gabrieli, me origjinë franceze por banues në Sidney të Australisë, është akuzuar për të paktën 4 raste të ngacmimit seksual ndaj grave dhe për të shkuar deri tek vepra penale, ai përdorte fytyrën e Lorik Canës.

Kjo është historia që raportojnë mediat e huaja për rastin e 39 vjeçarit, i cili tashmë ndodhet në gjyq nën akuza të rënda.

Të martën që lamë pas, në gjyq u dëgjua dëshmia e njërës prej viktimave të Gabrielit. 39 vjeçari përdorte aplikacionet e njohura të takimeve (dating) dhe fotot që hidhte për të ‘joshur’ gratë ishin pikërisht ato të ish kapitenit të kombëtares shqiptare të futbollit.

Gruaja deklaroi se u takua me 39 vjeçarin afër banesës së tij më 20 gusht të vitit 2017. Kur pa që kafeneja po mbyllej, ai i kërkoi gruas që të vinte në banesën e tij. Gruaja tha në gjyq se ai kishte tentuar që ta çonte takimin në shtrat, pavarësisht se ajo kishte kundërshtuar. Gruaja është larguar dhe para se të dalë nga banesa, David Gabrieli i ka bërë një pyetje të çuditshme… nëse menstruacionet e saj ishin të rregullta dhe nëse kishte qenë shtatzënë më parë.

Ajo tha se kishte folur me të në telefon para se të takoheshin rreth vendit ku ajo punonte dhe mund t’i ketë thënë se ku jetonte.

“Unë kisha shumë frikë se ai do të dinte se ku jetoja“, tha ajo.

Avokati mbrojtës i Gabrielit, Mark Brady e pyeti gruan se pse ajo zgjodhi të mos raportonte incidentin në polici nëse ishte një “serioze” siç pretendoi ajo.

“Unë thjesht doja ta harroja atë,” tha ajo.

Gabrieli është baba i dy fëmijëve dhe akuzohet për 22 vepra penale, 13 prej të cilave për sulm seksual, 5 për marrëdhënie seksuale pa konsensus, 2 vepra për dhunë seksuale dhe 2 akuza të tjera.