Perëndimi nuk do të lejoj rrënimin e OSBE, Lavrov merr përgjigjen

Picture of ina-online
ina-online

30/11/2023

Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov dhe diplomatët perëndimorë fajësuan njëri-tjetrin për shkatërrimin e OSBE-së.

Një pjesë e delegacioneve bojkotuan fjalimin e tij dhe i thanë Kremlinit se lufta në Ukrainë duhet të ndalet.

Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit O’Brien tha se OSBE do të mbijetojë edhe pa ata që e bllokojnë atë. Çështja e së ardhmes financiare të OSBE-së ra në hije.

Bojkoti i një pjese të delegacioneve të fjalimit të ministrit të Jashtëm rus Sergej Lavrov, akuzat e tij ndaj Perëndimit se po shkatërron OSBE-në, si dhe mesazhet që diplomatët perëndimorë i përcollën për shkak të pushtimit rus të Ukrainës lanë në hije fokusin e Këshillit të 30-të Ministror të sotëm të OSBE-së.

Temat e së ardhmes financiare të OSBE-së dhe zgjedhja e Maltës për kryesuese të OSBE-së vitin e ardhshëm ranë në plan të dytë.

Por disa delegacione braktisën sallën e Samitit në mënyrë demonstrative kur Lavrov mori fjalën. Në mesin e delegacioneve që u larguan ishin ata nga Ukraina, Çekia, shtetet baltike, Bullgaria, etj. Në Samitin në Shkup me rreth 1000 pjesëmarrës mbërritën delegacione nga mbi pesëdhjetë vende. Ukraina dhe vendet baltike, në shenjë proteste për ardhjen e Lavrov, nuk i dërguan ministrat e jashtëm.(INA)

TË FUNDIT
15 minuta
VMRO: Për 13 ditë nuk punojnë sallat e operimit në kirurgji
36 minuta
Prezantohet logoja për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës
59 minuta
ISHP: Epidemi e SIDA-s tek një grup i caktuar i popullsisë në vend
1 orë
Shpërthen zjarr në kazermën “Gjorçe Petrov” në Shkup
1 orë
Sot fillon seanca për zgjedhjen kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese në RMV

ME TE LEXUARA

21 orë
Ja në cilat komuna të Maqedonisë së Veriut do të ketë zgjedhje të parakohshme komunale
1 ditë
Osmani uron Gashin: Shqiptarët e RMV-së kanë luajtur rol kyç në shtetformim
15 orë
Mbi 200 mijë të huaj morën shtetësi gjermane gjatë 2023, ja sa nga Maqedonia e Veriut
23 orë
LLoga: Dhuna e numrave nga komuniteti shumicë në Maqedoninë e Veriut ka dhuruar vetëm pasoja për shqiptarët
2 orë
Gir: Jemi të gatshëm të punojmë me qeverinë e re dhe me të gjithë ata që mbështesin reformat

LEXO MË SHUMË

Klinika-Shkup

VMRO: Për 13 ditë nuk punojnë sallat e operimit në kirurgji

llogo 25 vjetori kosove

Prezantohet logoja për 25 vjetorin e çlirimit të Kosovës

hiv sida

ISHP: Epidemi e SIDA-s tek një grup i caktuar i popullsisë në vend

zjarrfikes

Shpërthen zjarr në kazermën “Gjorçe Petrov” në Shkup

Prokuroria

Sot fillon seanca për zgjedhjen kryetarit të ri të Gjykatës Kushtetuese në RMV

Bisera Kostadinovska Stojçevska

Deputetja e LSDM-së dorëzon ankesë kundër Afrim Gashit: Betimin e lexoi fillimisht në gjuhën shqipe

visar-ademiu-600x360

Visar Ademi: Mickoskin nuk e shoh si kozmopolit, shqiptarët nuk i përfshiu te financat, mbrojtja dhe punët e jashtme

dejvid daviv gir geer

Gir: Jemi të gatshëm të punojmë me qeverinë e re dhe me të gjithë ata që mbështesin reformat

gjykata administrative

Gjykata Administrative nuk pranoi padinë e Frontit Evropian për rivotim në Llërcë

INFO

NA NDIQ