Profesoresha e mirënjohur nga Shkupi, Mirushe Hoxha si dhe profesori e ish deputeti Izet Zeqiri, janë kandidatë për anëtarë të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë (ASHAM). Zeqiri propozohet për anëtar të rregullt, kurse Hoxha si anëtare e jashtme e akademisë. Paralelisht me ta, për antarë janë propozuar edhe dy akademikë rusë, shkruan Agjencia e Lajmeve Zhurnal.
Për anëtarë të ASHAM jashtë grupit punues janë propozuar edhe Ollga Pankina, përthyese shumëvjeçare nga rusishtja në maqedonisht, Tatjana Vendina gjuhëtare nga Rusia, kimisti Pançe Naumov dhe Natasha Jonovska eksperte për nano-teknologji, si dhe Zhozef Gligorov dhe Petar Popovski.
Kandidatët propozohen nga Departamentet në ASHAM dhe ka propozime për kandidatë të rregullt, anëtarë përkatës dhe anëtarë nga jashtë, shkruan Zhurnal.
Kandidatët tjerë janë Sasho Cvetkovski dhe Gordana Lazhetiq në Departamentin për shkenca shoqërore, Dojana Plasheska – Karanifllska në Departamentin për shkenca mjekësore, Zoran Haxhi – Vellkov në Departamentin për shkenca teknike, Kiril Sotirovski dhe Valentin Mirçeski në Departamentin e shkencave natyrore-matematikore dhe shkenca bioteknike si dhe Angel Dimovski, Venko Andonovski dhe Lidija Kapushevska në Departamentin e arteve./Zhurnal.mk