Përfaqësimi zero, padrejtësia 100% – po kthehemi në para 2001-shin!

Picture of INA
INA

05/07/2025

“Shprehim shqetësim serioz për trendin e përjashtimit sistematik të qytetarëve shqiptarë dhe të komuniteteve të tjera etnike nga institucionet publike” – thuhet në reagimin e sotëm të partisë opozitare Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI).

Sipas BDI-së, vetëm gjatë javës së kaluar, në dhjetëra institucione shtetërore dhe ndërmarrje publike janë realizuar qindra punësime të reja, por asnjë prej tyre nuk ka përfshirë qytetarë shqiptarë.

Reagimi i plotë:

Sipas të dhënave të disponueshme, asnjëri nga të punësuarit nuk i përket ndonjërit nga komunitetet që përbëjnë mbi 40% të strukturës shoqërore të shtetit.

Ky model nuk është rastësi administrative, por tregon për një qasje të institucionalizuar që minon përfaqësimin e drejtë të garantuar me Kushtetutë.

Rezultati është një asimetri serioze institucionale që cenon drejtpërdrejt funksionalitetin e sistemit multietnik.

Ky trend zhvillohet paralelisht me stagnimin e procesit të integrimit evropian dhe afrimin e hapur të shtetit me konceptin e të ashtuquajturit “botë serbe”.

Shteti po largohet gjithnjë e më shumë nga vlerat evropiane të gjithëpërfshirjes, barazisë dhe transparencës, duke u orientuar drejt një modeli që favorizon vetëm një strukturë etnike në të gjitha sferat kyçe të jetës publike.

Pasojat tashmë janë të dukshme: humbje e besimit në institucione, apati në rritje tek të rinjtë, dhe thellim i ndarjeve etnike që rrezikojnë stabilitetin afatgjatë.

Bëjmë thirrje që të rishqyrtohet kjo rrugë dhe që shteti të kthehet në drejtim të standardeve evropiane, përmes institucioneve transparente, gjithëpërfshirëse dhe të drejta që pasqyrojnë realisht strukturën multietnike të vendit.

TË FUNDIT

U gjet 82 vjeçari i zhdukur nga Zajazi, kishte ardhur për pushime nga Amerika

Mjeku në Spitalin e Strugës mbi 5 vite ka marrë rrogë pa shkuar në punë dhe pa licencë valide

Komunikacioni po rrjedh pa probleme, në vendkalimet kufitare nuk ka vonesa të gjata

Mot me diell dhe shumë i nxehtë me temperaturë deri në 39 gradë, mot i freskët nga e premtja

“Sa herë shikoj filmin ‘Njeriu me Top’, me skenar të Dritëro Agollit, më kujtohet italiani që kemi mbajtur në shtëpinë tonë, në Qafë të Skraparit, në kohën e Luftës, i cili…”/ Dëshmia e rrallë e publicistit të njohur

​Misioni i parë me njerëz nga Toka për në Hënë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË