Përfaqësues të komunitetit shqiptar nga Teksasi, në ceremonin e inagurimit e Kongresistëve të sapozgjedhur Amerikan

Picture of Iliria News Agency
Iliria News Agency

07/01/2023

Shkruan Beqir Sina/INA

Mbas disa javësh pas zgjedhjeve afatmesme, (8 Nëntor 2022) Kongresi i 118-të, mori mandatet e reja të porsa zgjedhurve. Gjithashtu, pas zgjedhjes së Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, pas “ngërçit” që i ka zënë “gafil” republikanët, pritet që javën e ardhshme të fillojnë procesin për përzgjedhjen e anëtarëve për të shërbyer në udhëheqjen e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit dhe zgjedhjen e kryetarve në pozicionet më të larta në komitetet e Kongresit dhe anëtarët e komiteteve.

Në ceremonin e inagurimit të Kongresit i 118-të, në Dhomën e Përfaqësueseve – Capitol Hill, ishte dje, edhe një grup i veprimtarve të komunitetit shqiptar nga Texasi, të cilët u takuan dhe uruan miqt e tyre në kongres nga partia republikane.

Presidenti i Rjetit i Bizneseve të Diasporës Shqiptare z.Nazar Mehmeti, dhe Sekretari i Përgjithshëm z. Ismet Smajli, të cilët morën pjesë në inagurimin e miqve të tyre të sapo zgjedhurve nga Teksasi, bëhet e ditur se në takimet e tyre, ata, së bashku me aktivistët nga Hjustoni dhe Dallasi, kanë folur e diskutuar me kongresistët për çështjen e Kosovës e tjera : “ Kudo që jemi ftuar dhe kudo që shkojm në takime të larta, në Washington D.C. dhe New York, ne gjithmonë do të gjejmë kohë për t’ju treguar dhe për ta promovuar çështjen e Kosovës !” thanë ata për gazetën tonë.

Madje, kjo është hera e parë, që në hapjen e Kongresit, në dekadën e fundit, veprimtarët e komunitetit shqiptar nisin të“eksploroin” si lobistë, dhe mbajnë takime me grupet e interesit në Capitol Hill, të cilat ndikojnë në veprimet e Kongresit e Senatit të SHBA.

Duke ju bashkuar vëllezërve nga Hjustoni- Teksasi, Burim e Besnik Haliti, Presidenti i Rjetit i Bizneseve te Diaspores Shqiptare z.Nazar(Nick) Mehmeti, dhe Sekretari Gjeneral z. Ismet Smajli si dhe biznesmenet e aktivistet e tjer, nga Dallasi Doc Vraniqi, Gino Mulliqi, Gezim Pollozhani, Shaban Krasniqi, Gezim Rushiti, Adrian Doko, morën pjesë pjesë në inagurimin e miqve dhe kolegeve të tyre Kongresmen ng Teksasi dhe shtetet e tjera në Capitol Hill – Washington DC.

Ata me këtë rast u takuan me miqt e tyre kongresistët Pete Session, Nathaniel Moran, Morgan Luttrell, kongresisten Beth Van Duyne, kongresistin Ronny Jackson, Michael McCual, Dan Crashaw, si dhe kongresistin me ndikim Randy Weber –

Veprimtarët nga Teksasi, që patën takime me kongresistët e sapozgjedhur u takun edhe me zotin Stan Holmes, Heroin dhe ish ushtarakun që mban “Vulën e Marinës” së SHBA-së, SEAL z. Marcus Luttrell, që gjithashtu është vëllai i kongresmenit Morgan Luttrell.

Takimi me Stan Holmes, ishte i rëndësishëm ngase ai ka qenë i përfshirë në Senatin e SHBA-së dhe ka udhëhequr Grupet e Mëngjesit të Lutjeve për Dhomën e Përfaqësuesve që nga viti 1981. Ai ka udhëtuar në mbi 60 vende me ose në emër të anëtarëve të Kongresit që takohen çdo javë në organizimin e grupeve në Lutjen e Mëngjesit, duke mbajtur marrëdhënie në mbi 100 vende, përfshirë Shqipërinë, Kosovën dhe trojet shqiptare. Stan Holmes, tha Ismet Smajli, ka shpenzuar shumë vite duke ndihmuar në zhvillimin e grupeve të vogla të interesit në Teksas, Kolorado, Nju Jork, Virxhinia, dhe Uashington DC. (INA)

TË FUNDIT
14 minuta
Saliu: do lobojmë për votën e diasporës, celjen e konsullatave dhe kurseve të shqipes në gjithë territorin!
10 orë
Ethet e Europianit sa vjen e po shtohen, fanelat më kërkuara janë nga Zvicra dhe Shqipëria
2 ditë
Kapet kosovari në Zvicër me pasaportë kroate false, punoi si murator
3 ditë
Padova mbështet fuqishëm Muharrem Salihun për Eurodeputet
3 ditë
Fondacioni UBT Jim Xhema shpall thirrje të hapur për bursa për talentët e rinj shqiptarë

ME TE LEXUARA

10 orë
Ethet e Europianit sa vjen e po shtohen, fanelat më kërkuara janë nga Zvicra dhe Shqipëria
14 minuta
Saliu: do lobojmë për votën e diasporës, celjen e konsullatave dhe kurseve të shqipes në gjithë territorin!

LEXO MË SHUMË

IMG_2338

Saliu: do lobojmë për votën e diasporës, celjen e konsullatave dhe kurseve të shqipes në gjithë territorin!

flamuri kuq e zi dhe zvicra

Ethet e Europianit sa vjen e po shtohen, fanelat më kërkuara janë nga Zvicra dhe Shqipëria

zvicra

Kapet kosovari në Zvicër me pasaportë kroate false, punoi si murator

muharrem salihu mergimtar diaspore padova

Padova mbështet fuqishëm Muharrem Salihun për Eurodeputet

fondacioni Xhim xhema

Fondacioni UBT Jim Xhema shpall thirrje të hapur për bursa për talentët e rinj shqiptarë

mustafe veseli investitor

Veseli: 55 biznesmenë turq të interesuar për investime në Maqedoni, së shpejti në vizitë

novak-gjokovic

LeCanton27: Tenisti serb Gjokoviq i njohur për skandale do luajë në Gjenevë. A do të fyejë 300.000 shqiptarë në Zvicër me provokimet e tija tashmë tradicionale, shovensite dhe raciste

altrim mamuti

Tetovari diplomon në Columbian University në New York me bursë universitare!

adi edi veseli 1

Vëllezërit struganë Adi dhe Eddie Veseli janë një histori suksesi në Amerikë

INFO

NA NDIQ