Përfaqësuesi i Lartë në Bosnje pezulloi financimin për Republikën Srpska, Dodik e akuzon

Picture of Ina Online
Ina Online

25/04/2025

Presidenti i Republikës Srpska, Milorad Dodik ka reaguar pas vendimit të Përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt për të ndërprerë financimin nga buxheti për SNSD-në dhe “Ujedinjena Srpska”. Ai gjithashtu komentoi edhe përpjekjen për ta arrestuar. Dodik sërish kritikoi ashpër Schmidt, duke vënë në pikëpyetje legjitimitetin dhe kompetencat e tij, dhe deklaroi se RS nuk do të respektojë asnjë vendim të tij.

Ai e quajti Schmidtin guvernator të rremë dhe fashist, duke theksuar se ligjet dhe vendimet që ai merr bien ndesh me Kushtetutën e Bosnje dhe Hercegovinës dhe nuk kanë asnjë bazë juridike.

“Christian Schmidt nuk ka legjitimitet, nuk ka të drejtë dhe as kompetenca. Partnerët tanë boshnjakë i kanë pranuar kompetencat e tij sepse ai është kundër nesh në RS, por kjo dëmton më së shumti vetë ekzistencën e Bosnjës dhe Hercegovinës. Asnjë shtet nuk mbijeton këtë lloj ndërhyrjeje”, tha Dodik.

Sipas tij, Republika Serbe, që përbën 49 për qind të territorit të BiH, nuk do të pranojë “imponime dhe narrativa të rreme” që vijnë nga bashkësia ndërkombëtare, dhe paralajmëroi se institucionet e RS-së do të reagojnë duke pezulluar zbatimin e akteve të kontestuara dhe duke kërkuar një marrëveshje të re për të ardhmen e BiH.

Ai gjithashtu komentoi krizën politike aktuale dhe paralajmëroi rezistencë përmes institucioneve, duke dërguar një mesazh të ashpër se ndjekja penale e lidershipit politik të RS-së nuk do të kalojë pa pasoja.

“Çfarë mënyre është kjo, që papritur të procesohen presidenti, kryetari i Asamblesë Kombëtare, kryeministri, ministrat? Kush mendon se nuk do të mbrohemi, e ka gabim”, deklaroi ai.

Dodik teksa komentoi vendimin e Schmidtit për ndërprerjen e fondeve tha se si mundet disa parti politike të marrin fonde dhe të tjerat jo.

“Kjo është demokracia e tyre. S’më intereson as për të, as për vendimet e tij”, tha ai.

TË FUNDIT

Fetai: Nga 50 zyrtarë të ASH-së në Qeveri, vetëm 3 kanë dhënë dorëheqje, Taravari po tenton kthimin e BDI-së në pushtet

Universiteti i Harvardit njeh ajetin kuranor si një nga shprehjet më të mëdha të drejtësisë në histori

Bexheti: Fronti Europian është i unifikuar, nuk do të dalë asnjë deputet

Sejdiu: ASH nuk është larguar nga VLEN-i, por vetëm Taravari

Fetai dhe Aziri takojnë euroambasadorin Rokas

Politikbërja një moçal që po kundërmon erë

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË