Deputetja nga Maqedonia e Veriut, Arta Bilalli Zendeli në Asamblenë e Këshillit të Evropës tha se askush nuk mund të zhbëjë pavarësinë e Kosovës duke shtuar se nuk ka alternativë tjetër përveç marrëveshjes me njohje reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ajo tha se Këshilli i Evropës duhet ta pranojë Kosovën si anëtare të plotë sa më shpejtë që është e mundur.
Zendeli tha se Ballkanit Perëndimor u duhet paqe, stabilitet dhe integrim derisa theksoi që Serbia duhet t’i kthehet dialogut për njohjen reciproke në qendër.
Zendeli: Këshilli i Evropës duhet të pranojë Kosovën sa më shpejtë që është e mundur.
Ballkanit Perëndimor i duhet paqja e qëndrueshme, stabiliteti, siguri, integrim, dhe autoritetet serbe duhet t’i kthehen dialogut për normalizimin e marrëdhënieve me njohje reciproke në qendrën të saj, dhe t’i zgjidhë të gjitha çështjet në mënyrë paqësore. Sovraniteti dhe pavarësia e Kosovës janë të njohura ndërkombëtarisht dhe askush nuk mund ta zhbëjë atë, ngase ato janë realitet. Ata po respektohen nga bota demokratike dhe Kosova po qëndron me demokracinë dhe demokracitë në një kohë kur lufta është kthyer në Evropë. Të nderuar anëtarë, të nderuar kolegë, fotografitë nga historia e re, si masakra e Reçakut, si masakra e Mejës, e kështu me radhë, që ndodhë në Kosovë, nuk na lejon të qëndrojmë neutral në këto tensione. Për këtë arsye, vetëm dialogu dhe integrimi mund të jenë një mjet për zgjidhjen e problemeve, dhe Këshilli i Evropës mund të çojë në këtë proces duke pranuar Kosovën si anëtare të plotë të Këshillit të Evropës sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ajo.
Ajo shtoi se Maqedonia e Veriu mbështet fuqishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë duke shtuar se ekziston një momentum siç është ai me propozimin e ri franko-gjerman që sipas saj do të sillte paqe të qëndrueshme për palët por edhe gjithë rajonin.
Zendeli: Nuk ka alternative përveç njohjes reciproke në mes të Kosovës dhe Serbisë
“Status quo nuk duhet të vazhdoj sepse nuk i ndihmon rajonit, por ndihmon forcat e treta që janë të interesuara dhe të fokusuara në rajonin e Ballkanit Perëndimor. I inkurajojmë palët, Kosovën dhe Serbinë që të arrijnë një marrëveshje me njohje reciproke duke vazhduar dialogun, si zgjidhje e vetme dhe mjet për rajon stabil dhe të sigurtë. Nuk ka alternativë përveç njohjes reciproke dhe integrimit në Bashkimin Evropian. Një momentum mjaft specifik që duhet përmendur është se tensionet po ndodhin në një kohë shumë specifike, në një kohë kur një propozim francez gjerman, siç është një propozim i ri dhe si zgjidhje për problemin që do të sillte paqe të qëndrueshme, si për palët, ashtu edhe për rajonin”, shtoi ajo.