Përforcimi i bashkëpunimit të RMV-së dhe Shqipërisë përmes dialogut

INA
INA

20/12/2023

Bashkëpunimi bilateral ushtarak dhe mbrojtës mes Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë është në nivel të kënaqshëm, konstatuan në takimin e sotëm presidenti Stevo Pendarovski dhe gjeneral-majori, Arben Kingji, shef i Shtatmadhorisë së Forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Siç informoi Kabineti i presidentit Pendarovski, shefi i shtetit dhe Kingji shprehën interesim për prëforcim të këtij bashkëpunimi, përmes dialogut të hapur dhe konstruktiv.

“Bashkëbiseduesit këmbyen mendime dhe informata edhe për bashkëpunimin në kuadër të NATO-s, si dy anëtare të barabarta dhe fqinje si dhe shfaqën pritje që ai të vazhdojë edhe në të ardhmen, në drejtim të promovimit dhe avancimit të stabilitetit dhe sigurisë rajonale”, qëndron në kumtesë.

Presidenti Pendarovski shfaqi pritje se Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të vazhdojnë t’i harmonizojnë qëndrimet e veta në kontekst të bashkëpunimit në Aleancë.

Pendarovski dhe gjeneral-majori Kingji, si shembull të suksesshëm të bashkëpunimit i cekën pjesëmarrjet e dy armatave në aktivitete të përbashkëta stërvitëse dhe shfaqën shpresë se bashkëpunimi mes dy armatave në të ardhmen do të avancohet dhe do ta arrijë shkallën e bashkëpunimit të dy shteteve që e kanë në nivel politik dhe ekonomik.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

imer

Selmani: Për demokracinë do të ishte e shëndetshme që presidenti të zgjidhet në Kuvend

autobus-besa

Aktvendimi për “Besa Transin” do të shpallet më 7 mars

Hristijan Mickoski

Mickoski ankohet: Byreku me jogurt është bërë 120 denarë

Afrim Gashi

Gashi optimist: Mbase sot përfundojmë procesin e mbledhjes së nënshkrimeve për Taravari

ahmeti-grubi-bujar-osmani-arber

Ademi: Osmani është i pari në listë, kemi mbledhur mbi 9.000 nënshkrime

kuvendi parlamenti

Të mërkurën deputetët do të votojnë për anëtarin e KSHZ-së dhe Ligjin për lojërat e fatit

bujar osmani

Osmani: Ukraina është vetëm stacioni i parë i ambicies imperialiste ruse, në radhë është Ballkani

kasami tetove nenshkrime

“Ndryshimin nuk e ndal as pushteti e as Rusia”, Kasami: Po të kishte më shumë zyra KSHZ, nënshkrimet do të mblidheshin për një ditë

IMG_9311

Taravari: Nënshkrim i Juaj është Frymëzim dhe Nder për Mua! Ndryshimi ka Nis!

INFO

NA NDIQ