Përfundoi afati për parashtrimin e listave për deputetë për zgjedhjet e rregullta të 8 majit

INA
INA

03/04/2024

Në mesnatë ka përfunduar afati për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet për deputetë të 8 majit.

Sipas informatave të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), listat e deputetëve për të gjashtë njësitë zgjedhore janë dorëzuar nga koalicionet e udhëhequra nga LSDM, VMRO-DPMNE, “Hrabro za Makedonia” e udhëhequr nga GROM, koalicioni “Epoka maqedonase Sovraniteti i tretë, Fronti Evropian i udhëhequr nga BDI, deri mbrëmë në ora 22:00, partia ZNAM dhe Partia e Punëtorëve. Partitë Rodina gjithashtu kanë paraqitur lista, pastaj Avaja për NJZ të tretë, të katërt, të pestë dhe të gjashtë dhe Partia Tvoja për NJZ të parë, të dytë, të tretë dhe të katërt.

Zgjedhjet e njëmbëdhjeta parlamentare në vend janë të rregullta dhe do të mbahen më 8 maj. Kandidatët do të “garojnë” për 120 mandate parlamentare në përbërjen parlamentare 2024-2028.

Ditët e kaluara partitë i kanë promovuar bartësit e listave për deputetë dhe të listave, si dhe programet për zgjedhjet parlamentare.

Renditja e fletëvotimeve të koalicioneve dhe partive do të jetë me të njëjtin numër rendor si për kandidatët për president, ndërsa për partitë e tjera do të bëhet një short shtesë në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, në përputhje me ndryshimet e fundit në Kodit Zgjedhor.

Në zgjedhjet e rregullta parlamentare nuk do të votohet në diasporë, ndërsa në zgjedhjet presidenciale do të votohet.

KSHZ-ja dje përfundoi Listën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale.

Në Listën Zgjedhore për zgjedhjet parlamentare janë regjistruar 1.815.350 votues, ndërsa për zgjedhjet presidenciale janë regjistruar 1.814.317 votues.

TË FUNDIT

ME TE LEXUARA

LEXO MË SHUMË

zgjedhje maqedoni

Fillon gara për deputetë, edhe pesë ditë fushatë presidenciale

dimri-bore temperatur

Në viset malore reshjet e shiut do të kalojnë në reshje të borës, njihuni me parashikimin e motit për Maqedoninë e Veriut

ballkani-1024x873-1

Nevojitet ritëm i shpejtë për reformat në gjithë Ballkanin Perëndimor

NATO

NATO, shtim forcash në dy vatra të nxehta ballkanike

IMG_1227

Shqiptarët mbeten pa deputet në Kroaci, Ermina Lekaj Prljaskaj nuk siguroi votat e duhura

eu-be-rusi ndikimi rus ballkan

Sondazhi i IRI-t: Shumica në Ballkan janë për në BE dhe kundër Rusisë, serbët s’duan BE dhe pro Rusisë

IMG_1225

HDZ fitoi zgjedhjet parlamentare në Kroaci

zgjedhje maqedoni

Sot nisi fushata për zgjedhjet parlamentare

Nora-Taravari-921x614

Zonja Nora Taravari tregon për jetën me doktorin dhe arsyen pse ai vendosi të kandidojë për president

INFO

NA NDIQ