Përfundoi takimi i liderëve në Kosovë, ja deklaratat e Abdixhikut dhe Krasniqit

Picture of Ina Online
Ina Online

28/06/2025

Krasniqi: Kurti dhe VV-ja po duan të jetojnë në realitet alternativ edhe pas aktgjykimit të Kushtetueses

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas takimit me Albin Kurtin, ka thënë se ata po duan të jetojnë në një realitet alternativ edhe pas aktgjykimit të Kushtetueses.

Në konferencën për media, ai ka theksuar se në takimin e sotëm kryeministri në detyrë Albin Kurti pati një interpretim tjetër nga ai që është në të vërtetë aktgjykimi i publikuar nga Gjykata Kushtetuese.

“Është shqetësues fakti që Kurti me aq sa e pash në takim kishte interpretim të çuditshëm të aktgjykimit.

Ai mendonte se s’ka asnjë problem as në propozimin arbitrar të votimit të fshehtë dhe as në mënyrën se si janë mbajtur seancat”, ka thënë Krasniqi.

28.06.2025 – 18:52- Abdixhiku: Kurti s’lëvizi nga pozicionet e tij, takimi ishte farsë publike

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se në takimin e ftuar nga kreu i VV-së, Albin Kurti, morën pjesë me qëllim të mirë dhe për të parë e gjetur zgjidhje për ngërçin politik.

Ai tha se në takim morën pjesë me drojën më të madhe se i gjithë ky takim ishte më tepër një farsë publike sesa substanciale, dhe sipas tij, droja e tyre u vërtetua në këtë takim.

“Fatkeqësisht droja jonë u vërtetua në këtë takim, meqenëse se qëndrimet e deputetit Kurti ishin pak a shumë ato që kanë qenë deri më tani dhe as nuk e respektonin dhe as s’e interpretonin njëjtë vendimin e Kushtetueses edhe për votimin e fshehtë dhe për çështjen e përgjegjësisë që i takon atij”.

“Me lejoni të theksojë se për LDK-në, përgjegjësia për krijimin e shumicës i takon Kurtit, me paragrafin 130 të aktvendimit të Kushtetueses. Kurti e pranoi që s’ka shumicë por kërkoi kushtëzime në pozicionet paraprake që i ka pasur deri më tani”, tha Abdixhiku.

Tutje, Abdixhiku tregoi se kushtëzimet e Kurtit janë që ose të votohet në mënyrë të fshehtë ose të rrëzohet votimi i fshehtë duke e votua Albulena Haxhiun sërish si kryetare të kuvendit.

“Dhe më pas një ndërlidhje e përçudnuar e votimit për kryetar të kuvendit me nënkryetarë të kuvendit. Moslëvizja nga këto pozicione, e bën fatkeqe gjendjen e tanishme politike”.

“Mos harroni që tani e kemi një aktgjykim të Kushtetueses dhe mosrespektimi i saj, për LDK-në është hap i parë në përmbysjen e rendit kushtetues”, tha Abdixhiku

28.06.2025 – 18:50-Përfundon takimi i liderëve politikë

Ka përfunduar takimi në mes liderëve politikë, ku temë diskutimi ishte tejkalimi i ngërçit politik.

Takimi zgjati për më tepër se dy orë.

Ku pjesë e tij ishin të gjithë përfaqësuesit e partive politike.

Se a janë marrë vesh për ta tejkaluar ngërçin, përfaqësuesit e partive pritet të dalin në konferencë për media që të sqarojnë se çka u tha në takim.

Ngërçi politik – Nis takimi i partive pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese

Takimi i liderëve të partive parlamentare ka nisur, me ftesë të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për dalje nga situata e bllokuar në Kuvendin e Kosovës

Takimi u ftua pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që obligoi deputetët të konstituojnë Kuvendin për 30 ditë.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka deklaruar para gazetarëve se mbetet për të parë edhe cilët liderë do të shkojnë në takim.

“Tash po shkojmë në mbledhje, së pari të shohim se kush po vjen, si po ecën, e mandej shpresoj që të kemi çfarë të themi”, tha Kurti.

TË FUNDIT

Nesër dezinsektim me aeroplan kundër mushkonjave në Shkup

Mot me diell dhe i nxehtë, pasdite paqëndrueshmëri lokale me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima

Kaltrina Beqiri: Pas 20 vitesh e harruat Tetovën – qytetarët nuk mashtrohen më!

“Putini më mashtroi!” – Trump shpall fundin e durimit

Meta rrit konkurrencën me një qendër të re të dhënash gjigante për inteligjencën artificiale

YouTube vendos rregulla të reja për përmbajtjen joautentike

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË