Përfundoi takimi Mickoski – Taravari, ja çfarë u bisedua?!

Picture of Ina Online
Ina Online

05/05/2025

Pas më shumë se një orë bisedime ka përfunduar takimi midis kryeministrit Hristijan Mickoski dhe kryetarit të Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.

Siç mësohet nga burime partiake për INA në këtë takim nuk ka pasur vendim final rreth asaj se ASH a do mbetet ose jo pjesë e Qeverisë.

“Takimi midis kryeministrit Mickoski dhe Taravarit ka qenë shumë miqësor, ku janë biseduar të gjitha çështjet e hapura. Preferencat kanë qenë që edhe një herë të bisedohet për mundësinë e vijimit të bashkëqeverisjes dhe për diskutimin e kërkesave të ASH-së dhe qëndrimeve të saj se si do të garoj në zgjedhje. Deri në fund të majit pritet të ketë një vendim përfundimtar”, theksoi për INA një burim partiak.

ASH nesër do të mbaj mbledhjen e kryesisë qendrore ku do të diskutohet mbi këtë temë.

Çfarë thanë sot para takimit Mickoski dhe Taravari?

Kryeministri Hristijan Mickoski theksoi sot se ASH duhet të vendos a do të jetë pjesë e një qeverie për reforma dhe sundim të ligjit apo do të koalicionojnë me ato forca politike të cilat me vite dhe dekada e kriminalizuan dhe e shkatërruan shtetin.

“Askënd në jetë nuk e kam lutur dhe nuk do ta lus. Me apo pa zotëri Taravarin Qeveria është stabile, e fortë me shumicë të madhe. Mbetet te ai dhe te bashkëpartiakët e tij të vendosin a do të shkojmë bashkë në rrugën e reformave, sundimi i së drejtës, luftë për shoqëri të drejtë, institucione të cilat do të funksionojnë, apo do të koalicionojnë me ato forca politike të cilat me vite dhe dekada e kriminalizuan dhe e shkatërruan shtetin. Zgjedhja është e tyre”, tha Mickoski.

Ndërsa kryetari i ASH-së, Arben Taravari tha nëse kryesia e partisë do të vendosin që të bashkëpunojnë me BDI-në, atëherë nuk do të duan që të jenë pjesë e qeverisë. Tash për tash ai thotë se vendimi i vetëm i ASH-së është që në zgjedhje lokale të shkohet me lista të veçanta për këshilltar.

“Në momentin që do të vendosim, në momentin që kryesia e partisë do të vendose të shkojë me BDI-në, as që duam të jemi pjesë e qeverisë, por tash për tash, Kryesia Qendrore ka vetëm një vendim, që të dalim me listat tona për këshilltarë komunal kurse për bashkëpunime, tani e shoh se me VLEN-in është derë e mbyllur. Në bazë të strukturës demografike të ndonjë komune, ashtu do të jenë edhe bashkëpunimet. Ne jemi parti autonome. Vendosim dhe i sjellim të gjitha vendimet në organet tona partiake. Kur të sjellim ose nëse sjellim që të bashkëpunojmë me ndonjë parti që nuk është në qeveri, nuk e shohim më veten të jemi pjesë e qeverisë”, theksoi Taravari.(INA)

TË FUNDIT

Kasami: Rrugë e re, një hap drejt së ardhmes!

VLEN: Po sjellim zgjidhje për ndotjen mjedisore në vendbanimet shqiptare

Mickoski: Do të ndërtohet Fakulteti i Mjekësisë, do të përfundojnë edhe rikonstruksionet e spitaleve në Kërçovë, Tetovë dhe Shtip

Grida Duma flet për Egli Takon

Kaja Kallas nesër në Shkup, porosi nga BE

Taravari takoi ambasadorin e BE-së: U larguam nga qeveria, por jo nga rruga evropiane

ME TE LEXUARA

1

LEXO MË SHUMË