Përfundoi takimi në selinë e BDI-së, Ahmeti flet për një kompromis me “Grupin e zjarrit”

Lideri i BDi-së, Ali Ahmeti pas takimit me grupin e zjarrit u shpreh se me 15 tetor do të ketë mbledhje e këshillit të përgjithshëm ku do të diskutohen të gjitha problemet në BDI.

Sipa Ahmetit në BDI nuk ka pasur as zjarr as flakë, gjithçka zgjidhet brenda BDI-së.

“BDI asnjëherë nuk ka qenë dhe nuk do të jetë parti që ngulfatë zërin ndryshe që dënon dhe distancon mendimin ndryshe sepse vet e ka instaluar këtë vlerë si një nga më të lartat për përparim e jetës organizatiive dhe të shoqërisë. Unë i kam pas të gjitha në konsideratë sepse me unanimitet jam zgjedhur kryetar i BDI-së të një lëvizje të jashtëzakonshme për shqiptarët. Jam përpjekur të ruaj unitetin dhe për të mos penguar zërat ndryshe asgjë nuk ka që e cenon unitetin e BDI”, theksoi Ahmeti.

Nga ana tjetër Izet Mexhiti dhe Blerim Bexheti u pajtuan me fjalimin e Ali Ahmetit.